Çdo 2 minuta një fëmijë infektohet nga virusi HIV në botë

Çdo 2 minuta një fëmijë infektohet nga virusi HIV në botë

Çdo 2 minuta një fëmijë infektohet nga virusi HIV në botë. Rreth 700 adoleshentë ndërmjet moshës 10 dhe 19 vjeç  preken në ditë nga AIDS. Në të gjithë botën tre milion fëmijë janë prekur nga virusi HIV-pozitiv. Të dhënat u bën publike në Ditën Botërore të AIDS, nga Unicef në raportin e fëmijëve, HIV dhe […]

Çdo 2 minuta një fëmijë infektohet nga virusi HIV në botë. Rreth 700 adoleshentë ndërmjet moshës 10 dhe 19 vjeç  preken në ditë nga AIDS. Në të gjithë botën tre milion fëmijë janë prekur nga virusi HIV-pozitiv.

Të dhënat u bën publike në Ditën Botërore të AIDS, nga Unicef në raportin e fëmijëve, HIV dhe AIDS: bota në vitin 2030. Parashikimet e raportit janë të frikshme. Nga viti 2019 deri në vitin 2030, rreth 360,000 adoleshentë do të vdesin nga sëmundjet e lidhura me AIDS. Thënë ndryshe 76 të rinj do të humbasin jetën çdo ditë, pa investime të mëtejshme në parandalimin, diagnozën dhe programet e trajtimit të HIV. Bazuar në parashikimet e popullsisë dhe sipas tendencave aktuale, numri i infeksioneve të reja të HIV midis fëmijëve dhe të rinjve midis 0 dhe 19 vjet në 2030 do të arrijë rreth 270,000 raste, me një rënie prej një të tretës në krahasim me vlerësimet aktuale.

Situata e të prekurve nga virusi HIV paraqitet problematike edhe në vendin tonë. Besohet se rreth 1400 persona jetojnë në Shqipëri me virusin HIV, pjesa më e madhe e të prekurve janë burra. 100 raste të reja raportohen nga institucionet e shëndetit për vitin 2017. Numri i njerëzve që kanë humbur jetën prej sëmundjes ka rënë nga 23 më 2016 në 15 në vitin 2017. Shqipëria vazhdon të ketë probleme në mbulimin e trajtimit mjekësor të të prekurve.

Sipas të dhënave të organizatës UNAIDS, në Shqipëri vetëm 66 për qind e njerëzve të prekur nga HIV e dinë që janë të infektuar. 42 për qind e të prekurve marrin trajtim mjekësor ndërsa 14 për qind e të sëmurëve mbartin virusin ngjitës.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar