Bukëpjekësit me peticion: Kanë një sërë kërkesash për Qeverinë

Bukëpjekësit me peticion: Kanë një sërë kërkesash për Qeverinë

Problemet e furrave të bukës, shitja e produkteve nën kosto të ulët, ulja çmimit i energjisë elektrike prej 50%, kamata prej 5 % për para të imëta nga bankat komerciale, të rritet kontrolli i kualitetit të bukës, të luftohet tregu joformal, ku bëhet prodhimi i produkteve pa licenca, të krijohet një rregullator për përcaktimin e […]

Problemet e furrave të bukës, shitja e produkteve nën kosto të ulët, ulja çmimit i energjisë elektrike prej 50%, kamata prej 5 % për para të imëta nga bankat komerciale, të rritet kontrolli i kualitetit të bukës, të luftohet tregu joformal, ku bëhet prodhimi i produkteve pa licenca, të krijohet një rregullator për përcaktimin e çmimit të bukës, mungesa e punëtorëve profesional dhe peticioni i organizuar, ishin temat e konferencës së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e këtij sektori.

OAK nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se pas konsultimeve me këtë sektor ka mbledhur deri më tani dhjetëra nënshkrime nga furrat duke bërë një peticion të cilin do ta dërgojnë në Qeveri, në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Rreze Cana, zyrtare në Odën e Afarizmit të Kosovës, prezantoi problemet e identifikuara dhe pikat të cilat kanë nxjerrë për zgjidhjen e këtyre problemeve që furrat po hasin gjatë punës së tyre dhe po iu shkaktohen dëme.

Cana theksoi se duhet të krijohet një rregullator për përcaktimin e çmimeve të produkteve esenciale, për shkak të rritjes së çmimit të miellit furrat janë detyruar ta rrisin çmimin e bukës.

“Ulja e çmimit të energjisë elektrike për bukëpjekës minimum deri në 50%, shembull kemi Shqipërinë e cila sivjet ka marrë vendim për furrat e bukës të ulet çmimi i energjisë elektrike deri në 50%, pra tarifat dhe çmimet e miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri për 2018 në 0.4 KË të jetë 7.6 ku për klient në 0.4 është 14 .Atëherë nëse marrim të njëjta masa tarifa dhe çmimi aktualisht që është 11.27 KË për bukëpjekësit të jetë 56.35 KË. Sipas ligjit për energji elektrike, neni 5 paragrafi i parë: Rregullatori ose Qeveria varësisht nga fushat e përgjegjësisë së tyre mund të vendosin obligime të shërbimit publik për ndërmarrjet e energjisë, në bazë të interesit publik dhe në interes të përgjithshëm ekonomik, të cilat kanë të bëjnë me: 1.1. sigurinë, duke përfshirë sigurinë e furnizimit; 1.2. rregullsinë; 1.3. cilësinë dhe çmimin e furnizimit; 1.4. mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e konkurrencës, duke përfshirë efiçiencën e energjisë, energjinë nga burimet e ripërtërishme dhe ndryshimet klimatike. Kështu që kemi mbajtur takim me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë ku kemi shprehur kërkesën dhe kemi mbetur për bisedime të mëtutjeshme”, tha Cana.

Sipas saj, kërkesa tjetër që kanë parashtruar furrat është të largohet kamata prej 5% për para të imëta prej bankave komerciale ku bukëpjekësit janë të detyruar që për kthimin e parave të imëta në para të letrës të paguajnë një kamatë prej 5-8%, gjë që është e paarsyeshme.

“Të rritet kontrolli i kualitetit të produkteve, shumë biznese që shesin produktet të ndryshme po shesin dhe produkte të bukës  me çmim përgjysmë më lirë se furrat dhe me kualitet të dobët gjë që ndikon në shëndetin e qytetarëve”, tha zyrtarja e OAK-së.

Gjithashtu një kërkesë tjetër që nuk duhet mënjanuar, sipas saj, është edhe tregu joformal ku po bëhet prodhimi i bukës pa licenca, ku disa biznese po funksionojnë pa licenca gjë që është në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare.

Ajo tha se duhet të plotësohen kriteret për hapjen e furrave pastaj të hapen furrat, sepse gjatë kohës së hapjes së biznesit kërkohet nga inspektoriati që të kontrollohen pajisjet, produktet dhe veprimtaritë e tjera siç janë të parashikuara.

Cenë Gjuraj nga Furra Apollonia tha se kanë një sërë problemesh ndër to problemin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe rritjes së çmimi të miellit. Ai tha se Kryeministri i Republikës së Kosovës na ka akuzuar si furra që kemi ngirtur çmimin e bukës por që me këtë nuk kanë të bëjnë furrat por ka të bëjë me rritjen e çmimit të miellit që e kanë rritur tregtarët e miellit. Sipas tij, çmimi është ngritur ngaqë kanë qenë duke punuar nën kosto të prodhimit.

Ndërsa Avni Muhadri nga Furra Dreni tha se ne si prodhues po ballafaqohemi me shumë probleme si ngritja e çmimi të energjisë elektirke dhe çmimit të miellit dhe janë arsyet që na kanë detyruar të ngrisim çmimin e bukës. Ai theksoi se krijimi i rregullatorit për përcaktimin e çmimit të produkteve esenciale do të ishte e mirë se ardhur dhe do të na mbronte neve si prodhues që mos të shitet buka nën çmimin e kostos me çmimin e prodhimit.

Derisa Driton Martinaj nga Furra Graniti përmendi faktin se pagat për punëtorët furrtarë po rriten por mungojnë punëtor profesonal dhe në shumicën e rasteve po largohen nga vendi për të punuar jashtë Kosovës.

OAK do të vazhdoi të qëndroi pranë bizneseve deri në jetësimin e kërkesave të tyre që  ato të funksionojnë më mirë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?