Brnabiq sulmon Edi Ramën për taksën 100%

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka kritikuar deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të bëra gjatë vizitës së fundit në Kosovë, duke i cilësuar si të pavërteta. Sipas saj, Rama kur ka folur për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s, ka tentuar që të shfrytëzojë këtë çështje për fajësim të Serbisë, siç thotë ajo ‘për […]

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka kritikuar deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të bëra gjatë vizitës së fundit në Kosovë, duke i cilësuar si të pavërteta.

Sipas saj, Rama kur ka folur për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s, ka tentuar që të shfrytëzojë këtë çështje për fajësim të Serbisë, siç thotë ajo ‘për të gjitha veprimet e paarsyeshme të Prishtinës’, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Brnabiq e ka cilësuar si naivitet mbështetjen që Edi Rama i ka thënë vendosjes së taksës prej 100 për qind, pasi, sipas saj, një vendim i tillë përkon me mendësinë e politikës së shekullit 19-të.

“Prishtina po punon me politikën e shekullit 19-të. U bëj thirrje autoriteteve të Prishtinës që të shpjegojnë arsyet e vërteta të vendosjes së taksës mbi produktet serbe, sepse deri më tani kanë bërë më shumë justifikime”, citohet të ketë thënë Brnabiq.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë pas mbledhjes së dy qeverive, kishte deklaruar se taksa e vendosur nga Republika e Kosovës nuk është një veprim i duhur ekonomik, por një veprim shumë i nevojshëm politik, të cilin tha se do ta mbështesë deri në fund.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?