Brnabiq na fyen në baza kulturore: Shikoni shqiptarët si djegin ‘Plazmat’ dhe urrejnë qumështin e lopëve tona

Në deklaratën e saj të ashpër ndaj Edi Ramës, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq në një moment ka thënë se Rama duhet t’ua kujtojë shqiptarëve në Kosovë se nuk jemi në shekullin e 19’të. Duke kritikuar ashpër qëndrimet e Edi Ramës për taksën që Kosova ia ka vendosur Serbisë, Bërnabiq ka thënë se është e pavërtetë […]
Në deklaratën e saj të ashpër ndaj Edi Ramës, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq në një moment ka thënë se Rama duhet t’ua kujtojë shqiptarëve në Kosovë se nuk jemi në shekullin e 19’të.
Duke kritikuar ashpër qëndrimet e Edi Ramës për taksën që Kosova ia ka vendosur Serbisë, Bërnabiq ka thënë se është e pavërtetë ‘që Serbia ka shkelur marrëveshjen e CEFTA’s”.
Ndërkaq në një moment ajo ka thënë edhe se ‘nuk ka pritur deklarata të tilla nga kolegu i saj Edi Rama”, përcjell Periskopi.
“A ka në gjithë këtë situatë një sqarim të tretë. Është abnormale në shekullin 21 dikush në Evropë t’ua vë flakën biskotave, ose ta urreni qumshtin që del nga lopët serbe, kjo është abnormale. Është abnormale që dikush në shekullin 21, të ketë kaq urrejtje, t’i urrejë kaq shumë serbët e Kosovës saqë t’i lë pa ushqim e pa barna dhe sidomos pikërisht në prag të Krishtlindjeve”, ka thënë Brnabiq duke shtuar se ‘Serbia po lufton me kompjuterë e të tjerët (shqiptarët v.j) po kërcënon me pushkë”, tha ajo. /Periskopi/












