Britania mund të anulojë Brexitin

Britania mund të anulojë Brexitin

Një këshilltar i lartë i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë tha se Britania ka ende të drejtë të tërheqë vendimin për dalje nga Bashkimi Evropian, apo Brexit, në mënyrë të njëanshme. Zyrtari i lartë ligjor, Manuel Campos Sanchez-Bordona, i shpalli pikëpamjet e tij të martën, përpara se Parlamenti britanik të votojë më 11 dhjetor marrëveshjen për Brexit, që […]

Një këshilltar i lartë i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë tha se Britania ka ende të drejtë të tërheqë vendimin për dalje nga Bashkimi Evropian, apo Brexit, në mënyrë të njëanshme.

Zyrtari i lartë ligjor, Manuel Campos Sanchez-Bordona, i shpalli pikëpamjet e tij të martën, përpara se Parlamenti britanik të votojë më 11 dhjetor marrëveshjen për Brexit, që kryeministrja britanike, Theresa May, e ka arritur me BE-në.

Sanchez-Bordona është një nga 11 këshilltarët që japin mendime juridike në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe gjykata zakonisht i ndjek këshillat e tyre.
Opinioni jo i detyrueshëm u dha pasi një grup i politikanëve skocezë e pyeti gjykatën nëse Britania e Madhe mund të anulojë Brexit-in pa pëlqimin e shteteve të tjera anëtare të BE-së.

Deklarata e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë thotë se Sanchez-Bordona ka propozuar që gjykata “të deklarojë se Artikulli 50 [v.j. i Traktatit të BE-së] e lejon tërheqjen e njëanshme të njoftimit për largim nga BE-ja”.

“Vendimi për t’u tërhequr nga një traktat ndërkombëtar, si dhe revokimi i njëanshëm i atij vendimi është një akt i sovranitetit”, tha Sanchez-Bordona.

“Kjo mundësi vazhdon të ekzistojë deri në kohën kur marrëveshja e largimit ka përfunduar zyrtarisht”, thuhet në deklaratën e tij.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të japë vendimin përfundimtar në javët e ardhshme.
Qeveria e kryeministres May tha se çështja është thjesht hipotetike, pasi nuk e ka ndërmend të anulojë vendimin për Brexit.

Por, iniciuesit e rastit thanë se ligjvënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për të gjitha opsionet kur ata të votojnë marrëveshjen për Brexit.

Britania e Madhe duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit të ardhshëm, por marrëveshja e negociuar me BE-në duhet të mbështetet nga deputetët e shumicës në Parlamentin britanik, për të hyrë në fuqi.

May argumenton se marrëveshja e saj do të ofrojë lidhje të ngushta ekonomike me BE-në dhe do t’i mundësojë Britanisë të tregtojë lirshëm me pjesën tjetër të botës, duke i përmbushur kërkesat e votuesve për Brexit për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë dhe për të zvogëluar imigracionin në Britani.

Marrëveshja, megjithatë, ka çuar në dorëheqjen e disa ministrave të kabinetit të saj dhe ka rebeluar ligjvënës edhe të partisë së Mayt, Tory.

May dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se, nëse Parlamenti britanik voton kundër marrëveshjes, Britania rrezikon të dalë nga blloku pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit.

Në këtë rast, lidhjet ligjore, të sigurisë dhe ekonomike të Briatnisë me BE-në do të shkëputeshin më 29 mars, 2019 – potencialisht duke ndërprerë fluturime, duke lënë migrantë pa të drejta dhe duke bllokuar mallra në kufij./REL/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?