BREXIT, pasoja ndaj bizneseve edhe në Maqedoni

BREXIT, pasoja ndaj bizneseve edhe në Maqedoni

Sektori i biznesit në Maqedoni mund të marrë goditje nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian apo procesi i njohur si Brexit. Megjithatë kostoja ndaj marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve do të varet nga pakti i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga familja e madhe evropiane respektivisht nëse do të mbeten në lojë […]

Megjithatë kostoja ndaj marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve do të varet nga pakti i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga familja e madhe evropiane respektivisht nëse do të mbeten në lojë rregullat e vjetra për tregti të lirë. Nëse dështon marrëveshja që u arrit mes Britanisë dhe BE-së, biznesmenët druajnë se pasojat do të ishin shumë serioze pikërisht për shkak të uljes së eksportit.

“Britanikët njihen si popull konsumator, megjithatë fakti që edhe në të ardhmen do të ketë inflacion dhe ulje të Prodhimit Bruto Vendor do të ndikojë që të harxhojnë gjithnjë e më pak. Kjo do të kishte impakt negativ ndaj prodhuesve dhe atyre që eksportojnë mallrat e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Pra shkëmbimi tregtar do të ulej definitivsht”, u shpreh Irena Jakimovska, pronare e “Komfi Angell”

Bizneset që bashkëpunojnë ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe që mallrat e tyre i eksportojnë kryesisht në këtë vend tashmë kanë filluar që të kërkojnë tregje të reja alternative.

“Fakti që ndjekim inflacionin, uljen e PBV-së është tregues se duhet të orientohemi në tregje alternative nëse vjen deri te ulja e shkëmbimit tregtar të prodhimeve tona. Jemi të fokusuar për gjetjen e tregjeve të reja, një nga tregjet potenciale është tregu amerikan”, theksoi Irena Jakimovska, pronare e “Komfi Angell”

Maqedonia vepron aktualisht me vendet e Bashkimit Evropian, në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, mbetet të shihet nëse bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar do të vijojë ose jo në këtë formë. N

ë bazë të të dhënave zyrtare këmbimi tregtar me Mbretërinë e Bashkuar nga janari deri në shtator të këtij viti ka qenë 590 milionë euro. Respektivisht, vlera e eksporteve ka qenë 78 milionë euro ndërsa e importeve 512 milionë euro. Nga ana tjetër investimet direkte nga Britania e Madhe deri në shtator të këtij viti ka qenë 23 milionë euro.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?