Bota në udhëkryq: Paralajmërohen bisedime politike për ndryshimet politike

Katër figura të larta botërore do të mbledhën në ditët e para të dhjetorit në Poloni për të nisur bisedimet të cilat po lehtësohen nga Kombet e Bashkuara për shkak të ndryshimeve drastike klimatike, të cilat po alarmojnë botën. Katër ish-presidentë të bisedimeve të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara për ndryshimet klimatike kërkuan një veprim […]
Katër figura të larta botërore do të mbledhën në ditët e para të dhjetorit në Poloni për të nisur bisedimet të cilat po lehtësohen nga Kombet e Bashkuara për shkak të ndryshimeve drastike klimatike, të cilat po alarmojnë botën.
Katër ish-presidentë të bisedimeve të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara për ndryshimet klimatike kërkuan një veprim vendimtar.
Takimi në Katowice pritet të përcillet me kritika për shkak të ndryshimeve klimatike, që nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015.
Ekspertët thonë se do të ketë shkurtime drastike në misione të caktuara për të arritur objektivat e caktuara në Paris.
Kjo Konferencë e Palëve (COP) është e para që do të mbahet qysh prej takimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC), që raportoi për kufizimin e rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë celsius.
IPCC deklaroi se për të mbajtur qëllimin 1.5C, qeveritë do të duhet të ulin emetimet e gazrave serë deri në 45%, deri në vitin 2030.
Por një studim i kohëve të fundit tregoi se emetimet e CO2 janë në rritje përsëri në katër vitet e fundit.
Katër ish presidentët e OKB-së në bisedimet për klimën, Frank Bainimarama nga Fixhi, Salaheddine Mezouar nga Maroku, Laurent Fabius nga Franca dhe Manuel Pulgar Vidal nga Peru lëshuan një deklaratë sot, duke bërë thirrje për veprim urgjent.
Ata thonë se “veprimet në dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare”.
“Çdo vonesë do ta bëjë më të vështirë dhe më të shtrenjtë përgjigjen ndaj ndryshimit të klimës”, thuhet në deklaratën e tyre.












