Blerim Kuqi i AAK-së kishte premtuar se do të dorëhiqet nëse s’ka sivjet viza: Tregon nëse do ta mbajë

Blerim Kuqi i AAK-së kishte premtuar se do të dorëhiqet nëse s’ka sivjet viza: Tregon nëse do ta mbajë

Komisioneri Hahn erdhi në Prishtinë për të treguar se nuk ka liberalizim të vizave deri në vitin 2020. Përveçse konfirmoi se saga e regjimit të vizave për kosovarët nuk do ta shoh akoma fundin, deklarata e Hahnit do ta shtyjë deputetin e AAK’së, të jap dorëheqje. 12 muaj më parë, Blerim Kuci tha se largohet […]

Komisioneri Hahn erdhi në Prishtinë për të treguar se nuk ka liberalizim të vizave deri në vitin 2020. Përveçse konfirmoi se saga e regjimit të vizave për kosovarët nuk do ta shoh akoma fundin, deklarata e Hahnit do ta shtyjë deputetin e AAK’së, të jap dorëheqje. 12 muaj më parë, Blerim Kuci tha se largohet nga Kuvendi nëse s’hiqen vizat këtë vit. Tash ai tregon për Express nëse do të mbajë premtimin e dhënë

Deputeti i AAK’së, Blerim Kuci mund të mbajë mandatin e tij në Kuvendin e Kosovës vetëm deri fund të këtij muaji. Kjo për shkak të një zotimi të tij se jep dorëheqje nëse qytetarëve nuk u hiqën vizat brenda vitit.

Kuci nga partia e Ramush Haradinajt po fillon të numërojë mbrapshtë, pasi thotë se do të mbajë premtimin dhe do ta dorëzojë mandatin në fund të muajit.

“Normalisht i qëndroj prapa zotimit tim se jap doreheqje nese nuk ndodh sivjet liberalizimi”, ka thënë Kuci për Gazetën Express, kur është pyetur se a do të japë dorëheqje sic kishte deklaruar vetë ai.

Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Johannes Hahn, sot në Prishtinë këputi shpresat se do të liberalizohen vizat këtë vit.

“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se data 2020 është më realiste, por mos u mbani peng i numrave”, tha Hahn.

Sipas deklaratës së komisionerit Hahn, i bie që Kuci duhet të japë dorëheqje sepse nuk ka gjasa që liberalizimi të ndodhë në më pak se 30 ditët e 2018’ës që kanë mbetur, e madje as në 2019.

Dhe, deputeti i AAK’së thotë se do të largohet, nëse ndodhë sic tha Hahn.

“Nëse nuk merret vendimi këtë muaj po AAK do të mbetet me një deputet më pak në Parlament. Nuk terhiqem nga zotimi publik”, është shprehur Kuci.

Deputeti i AAK’së në janar të këtij vitit ishte shprehur i bindur se liberalizimi do të kryhet brenda 2018’ës, prandaj thoshte se nëse ndodhë ndryshe, ai dorëzon mandatin e deputetit.

“Nëse nuk do të ketë liberalizim të vizave brenda këtij viti s’paku jap dorëheqje prej të qenit deputet”, ishte deklaruar Kuci në Rubikon.

Ndryshe, deri më sot, kur komisioneri i BE’së nga Prishtina u tha kosovarëve se deri në vitin 2020 nuk do të lëvizin pa viza në Evropë, politikanët mbanin shpresë se mrekullia do të ndodhte në muajin e fundit të këtij viti.

Ndërkaq komisioneri sot loboi që qeveria e Kosovës t’i hiqte taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnake.

Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi dhe  luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin dy kriterët kryesore që Kosova do t’i përmbushte në këmbim të heqjes së vizave.

Zyrtarët më të lartë evropianë deklaronin se vizat ishin peng e bllokadës gati trevjecare të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Kuvendi ratifikoi në mars të këtij viti demarkacionin me  Malin e Zi, ndërsa Kosova në korrik mori rekomandimin pozitiv nga Parlamentin Evropian. Dhe, vetëm kaq nga cështja e vizave.

Lëvizja e lirë për kosovarët nuk pati vend në agjendën e Këshillit të Ministrave, që mblidhen gjatë kësaj jave.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?