Biznesmeni shqiptar që u la i lirë edhe pse iu sekuestrua pasuria me miliona lekë

Biznesmeni shqiptar që u la i lirë edhe pse iu sekuestrua pasuria me miliona lekë

Gjykata e Elbasanit ka liruar Elton Kilën, pas më shumë se dy muaj nga arrestimi i tij. Vendimi është dhënë dy ditë më parë nga Gjykata, e cila e ka lënë të riun me detyrim paraqitjeje. 37-vjeçari u arrestua më 18 tetor për llogari të drejtësisë italiane. Elton (Kastriot) Kila akuzohej në shtetin fqinj për […]

Gjykata e Elbasanit ka liruar Elton Kilën, pas më shumë se dy muaj nga arrestimi i tij.

Vendimi është dhënë dy ditë më parë nga Gjykata, e cila e ka lënë të riun me detyrim paraqitjeje. 37-vjeçari u arrestua më 18 tetor për llogari të drejtësisë italiane. Elton (Kastriot) Kila akuzohej në shtetin fqinj për disa vepra penale si “Pjesëmarrja në një organizatë kriminale”, “Trafik narkotikësh”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim të rremë”.

Por lirimi i tij ka ardhur pasi Kila e ka kryer tashmë dënimin njëherë për këto vepra penale në Itali shumë vite më parë, kur ndodhej emigrant në këtë shtet. Pak pas lirimit, i riu ka shprehur mirënjohje për ata persona që i kanë qëndruar pranë pas arrestimit. “Falënderimi i takon Allahut të vetëm pa shok.

Dhe një falënderim i madh për të gjithë miqtë e mi që më mbështetën në ditë të vështira. Dhe keqardhje të madhe për ata që përdorin fatkeqësitë e tjetrit për arsye të tjera dhe kanë kërkuar lekë nëpërmjet ‘Facebook’-ut në emrin tim. S’di ç’emër t’i vë kësaj, shumë ordinerë përfituan nga rasti. Por unë e kam lënë në dorë të Zotit. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Kila në “Facebook”.

I riu nga Elbasani shfaqte një jetë luksoze në rrjetet sociale, ku nuk mungonin fotografitë me makina të shtrenjta si dhe udhëtimet në vendet ekzotike. Rreth një muaj pas arrestimit të 37-vjeçarit, Prokuroria e Elbasanit sekuestroi pasurinë e Kilës, që arrinte shumën e 71 milionë lekëve. Por sipas organit të akuzës, vlera e pasurive në treg është disa herë më e madhe. Sekuestrimi i pasurisë u bë për shkak të dyshimeve se ajo mund të vinte si rezultat i aktivitetit kriminal të Kilës në Itali.

Mes pasurive të sekuestruara ishin disa ndërtesa, një kompani për tregtimin e makinave. Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga Kila të deklaruara në deklaratat noteriale kap shumën prej 70. 819.000 lekësh të rinj. Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Gjithashtu, 37- vjeçarit i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitjeje të mjeteve, të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale. Pritet që Gjykata e Elbasanit të marrë vendim lidhur me sekuestrimin e këtyre pronave, për konfiskimin e tyre ose heqjen e sekuestros./panorama/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?