Bethlehemi pret Krishtlindjet me festime

Bethlehemi pret Krishtlindjet me festime

Festimet e Krishtlindjes kanë filluar në qytetin e Bregut Perëndimor, Betlehehem, të organizuara nga Autoriteti Palestinez. Ishte një fillim i hareshëm i festimeve për Krishtlindje në Betlehem, ndërsa djem dhe vajza të vogla mbajtën një marshim shumëngjyrësh përmes sheshit deri tek një pemë gjigande Krishtlindjeje përballë Kishës së Lindjes së Krishtit. Parada u zhvillua pranë […]

Festimet e Krishtlindjes kanë filluar në qytetin e Bregut Perëndimor, Betlehehem, të organizuara nga Autoriteti Palestinez.

Ishte një fillim i hareshëm i festimeve për Krishtlindje në Betlehem, ndërsa djem dhe vajza të vogla mbajtën një marshim shumëngjyrësh përmes sheshit deri tek një pemë gjigande Krishtlindjeje përballë Kishës së Lindjes së Krishtit.

Parada u zhvillua pranë një pllakate të madhe ku lexohej “Lutuni për lirinë e Palestinës”, në praninë e banorëve vendas dhe turistëve. Pelegrinë nga e gjithë bota kishin ardhur për vizituar Guvën e Lindjes së Krishtit.

Pjesëmarrja ishte më e lartë se vitin e kaluar, kur trazirat i mbajtën larg shumë nga vizitorët. Palestinezët dolën në protesta pasi Presidenti amerikan, Donald Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Kryebashkiaku i Bethlehemit, Anton Salman i tha Zërit të Amerikës se Jeruzalemi duhet të jetë kryeqyteti i shtetin palestinez.

“Me atë që bëri, Trump e humbi pozicionin e tij si ndërmjetës i paanshëm. Nuk mendoj se ka ndonjë shans me politikat e tij në Lindjen e Mesme që paqja të triumfojë apo që procesi i paqes të aktivizohet përsëri”, tha ai.

Megjithatë në këtë qytet të vogël të Bregut Perëndimor, shpresa është e e përjetshme.

“Bethlehemi gjithmonë i përcjell botës një mesazh të ngritur mbi shpresë dhe në kërkim të paqes dhe drejtësisë”, tha zoti Salman.

Në Tokën e Shenjtë, feja dhe politika janë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. /voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?