BE në vitin 2019, në duart e shtetit që nuk e njeh Kosovën

Më 1 Janar 2019, Rumania merr presidencën e radhës së BE. Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët do të pushtojë Brukselin dhe Strasburgun. Qeveria e kryeministres Viorica Dancila, thotë se do të bëjë revolucion, dhe do ti tregojë vendin Merkelit, Macronit, Kurzit, e të tjerëve. Por, pavarësisht pompozitetit në Bukuresht, presidenca rumune do të ketë pak […]
Më 1 Janar 2019, Rumania merr presidencën e radhës së BE.
Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët do të pushtojë Brukselin dhe Strasburgun.
Qeveria e kryeministres Viorica Dancila, thotë se do të bëjë revolucion, dhe do ti tregojë vendin Merkelit, Macronit, Kurzit, e të tjerëve. Por, pavarësisht pompozitetit në Bukuresht, presidenca rumune do të ketë pak zë në BE. Vendimet e mëdha të gjashtëmujorit të parë 2019 e anashkalojnë Rumaninë. Brexit dhe zgjedhjet europiane janë gati të mbyllura, e as nuk mund të ndikohen e as nuk ndërrojnë drejtim nga zhvillime të papritura të presidencës rumune.
Në Bruksel sidoqoftë thuhet se presidenca rumune mirëpritet. Qeveria në Bukuresht ka jo pak probleme ndaj nuk do të mund të shkaktojë telashe në Bruksel. Ndërkohë, presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka hedhur dyshime për aftësinë e Rumanisë në presidencën e radhës së BE në mesin e tensioneve mes Bukureshtit dhe Brukselit. /Periskopi












