BE-ja përkrah protestat kundër Dodikut, të parapëlqyerit të Putinit

BE-ja përkrah protestat kundër Dodikut, të parapëlqyerit të Putinit

Diplomatët e BE-së në Bosnje janë deklaruar në mbështetje të protestuesve kundër paligjshmërisë në entitetin serb të udhëhequr nga i parapëlqyeri i rusëve, Millorad Dodik. Protestat nisën në muajin mars nga një person, Davor Dragiçeviq, i cili pretendon se i biri i tij, Davidi, është vrarë nga autoritetet e korruptuara. Policia në Republikën Serbe në […]

Diplomatët e BE-së në Bosnje janë deklaruar në mbështetje të protestuesve kundër paligjshmërisë në entitetin serb të udhëhequr nga i parapëlqyeri i rusëve, Millorad Dodik.

Protestat nisën në muajin mars nga një person, Davor Dragiçeviq, i cili pretendon se i biri i tij, Davidi, është vrarë nga autoritetet e korruptuara.

Policia në Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë ka thënë se Davidi është mbytur në ujë pasi ishte dehur dhe droguar, raporto “Euobserver”.

Por Davor Dragiçeviq thotë se në trupin e tij ka pasur shenja dhune që dukej si torturë.

“Ministria e Brendshme organizoi vrasjen [e djalit tim]… ky është shtet kriminal” me “polici kriminale”, tha ai gjatë një tubimi në muajin tetor, transmeton Koha.net.

Tubimet që nga atëherë janë zgjeruar në protesta të përgjithshme kundër korrupsionit dhe varfërisë në zonën e Dodikut.

Ato eskaluan në dhunë në Banjallukë, kryeqyteti i Republikës Serbe, të martën më 25 dhjetor pasi policia arrestoi Dragiçeviqin dhe ish-bashkëshorten e tij.

Nga kjo ngjarje një polic mbeti i plagosur ndërsa dy deputetë opozitarë u kapën në rrugë nga njësitet policore anti-trazira, njësit i cili po ashtu demoloi memorialin në nderë të të ndjerit në qendër të qytetit.

“Ishte e habitshme që kërkesa për drejtësi e një babai për të birin e tij të vdekur ka mobilizuar më shumë protestues kundër mungesës së sundimit të ligjit dhe pandëshkueshmërisë në BeH sesa çdo parti politike që ka mundur ndonjëherë”, tha Ambasada e BE-së në Bosnje, bashkë me zyrën e përfaqësuesit special të BE-së.

“Zhvillimi i sotëm i ngjarjeve në Banjallukë dërgon sinjal negativ dhe alarmues në lidhje me gjendjen e sundimit të ligjit në BeH”, shtuan ata.

Ata po ashtu bënë thirrje për “sqarim të menjëhershëm” për arrestimin e Davor Dragiçeviqit dhe të deputetëve opozitarë.

Këto ngjarje shënojnë një sfidë për autoritetin e Dodikut, i cili u rizgjodh si anëtar serb i presidencës së Bosnjës në tetor.

Edhe “Transparency International” si dhe Partia për Progres Demokratik (PDP), partia kryesore opozitare në Republikën Serbe, kritikuan autoritetet, transmeton Koha.net.

Arrestimet e së martës ishin “persekutim politik”, tha TI.

Ishin “represion… kundër popullit i cili thjesht po kërkon të vërtetën”, tha Igor Crnadak, politikani kryesor i PDP-së.

Mbështetja e BE-së për protestuesit, të cilët synojnë të mbajnë një protestë të re të mërkurën, erdhi mes sfidimit të vazhdueshëm të Dodikut ndaj përpjekjeve të BE-së për të ruajtur stabilitetin në rajon.

Trazuesi

Politikani 59-vjeçar, i cili ka mbështetje të fuqishme nga Moska, kohë më parë ribëri thirrje që serbët e Bosnjës të ndahen nga federata.

Ai po ashtu u bëri thirrje edhe serbëve të Kosovës të ndahen nga Kosova, komente të cilat rrezikojnë të ndezin tensione në Ballkanin Perëndimor, në pajtim me përpjekjet ruse që të nxisin paqëndrueshmëri dhe të parandalojnë zgjerimin e rajonit në BE dhe NATO.

“Është logjike që e drejta për vetëvendosje t’u njihet serbëve në Republikën Serbe”, tha Dodiku të hënën, transmeton Koha.net.

Serbët e Bosnjës “kanë të drejtë në këtë çështje, siç duhet të kenë edhe serbët në veri të Kosovës”, shtoi ai.

Këto komente “paraqesin sulm direkt ndaj integritetit territorial të BeH-së, Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe më 1995 [që i dha fund luftës këtu] dhe me këtë, edhe ndaj paqes në rajon”, tha presidenti boshnjak i federatës, Sefik Xhaferoviq.

Boshnjakët janë myslimanë të Bosnjës që përbëjnë një pjesë të vendit përkrah grupeve kroate dhe serbe që jetojnë atje.

Zelko Komshiq, lider i grupit kroat, po ashtu bëri thirrje për reforma në Republikën Serbe këtë javë, duke thënë se policia e Dodikut duhet “të vihet në shërbim të qytetarëve, e jo ndaj partive politike dhe individëve të papërgjegjshëm”.

Por për Dodikun, kjo do të thotë se Komshiqit po “[përdorte] vdekjen tragjike të një të riu në Banjallukë për të arritur qëllimet e tij politike”.

As për mediumin propagandues rus në gjuhën serbe, “Sputnik”, policia e Dodikut nuk ka bërë asgjë të keqe.

Agjencia ruse e lajmeve tha të martën se Davor Dragiçeviq ishte arrestuar për shkak se kishte provuar të ikte nga policia që kishin shkuar ta merrnin në pyetje.

Policia përdori “mjetet e dhunës në pajtim me ligjin”, shkruante “Sputniku”.

Një nga deputetët opozitarë nga PDP-ja u arrestua në tubim sepse “kishte prerë shiritin e policisë” dhe kur “policët u nisën që ta arrestonin atë”, deputeti tjetër “doli para tyre”, shtonte agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?