Babai rrah mjekun që s’ia kontrolloi vajzën dy vjeçare pasi ishin në grevë

Një person është arrestuar dje në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit. Kjo pasi, i dyshuari kishte dërguar vajzën e tij dyvjeçare në kontroll mjekësor në qendrën shëndetësore në këtë fshat, por pasi punëtorët shëndetësorë ishin në grevë, atij i sugjerohet ta dërgojë vajzën për tretman në Gjilan. I dyshuari pas pak kohe kthehet në […]
Një person është arrestuar dje në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit.
Kjo pasi, i dyshuari kishte dërguar vajzën e tij dyvjeçare në kontroll mjekësor në qendrën shëndetësore në këtë fshat, por pasi punëtorët shëndetësorë ishin në grevë, atij i sugjerohet ta dërgojë vajzën për tretman në Gjilan.
I dyshuari pas pak kohe kthehet në qendrën shëndetësore Zhegër, ku sulmon mjekun kujdestar në detyrë viktimën. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.












