Azilkërkuesi nga Kosova thotë se u rrah nga policia gjermane

Fatmir Musa nga Samadrexha e Vushtrisë, në vitin 2014, bashkë me familjen kishte marrë rrugën në mënyrë ilegale për të kërkuar një jetë më të mirë në Evropë. Pas shumë vështirësive, ai merr azil dhe përkujdesje nga shteti gjerman, në të cilin qëndroi plot 4 vjet. 30 nëntori i vitit 2018 e gjeti atë në […]

Pas shumë vështirësive, ai merr azil dhe përkujdesje nga shteti gjerman, në të cilin qëndroi plot 4 vjet.

30 nëntori i vitit 2018 e gjeti atë në Kosovë.

Ai thotë se telashet me shtetin gjerman iu kthyen në makth, në momentin kur atij iu kërkua që të riatdhesohet në Kosovë.

E, procesin e kthimit, Musa e përjetoi në një mënyrë ndryshe, duke u përballur, siç thotë ai, me tortura nga policia gjermane.

Dhunën që Musa pretendon se e ka përjetuar nga policia gjermane, e ka rrëfyer për KTV-në, madje këtë ai e dëshmon përmes fotografive.

Ai akuzon shtetin gjerman se e ka mashtruar për t’u kthyer në Kosovë, duke i premtuar atij siguri dhe vend pune në vendlindje.

Musa thotë se nuk ka më arsye për të jetuar në Kosovë, pasi që çdo gjë është e pashpresë për të në vend.

Ai thotë se në mundësinë e parë, sërish do të tentojë të ikë jashtë vendit, qoftë edhe duke rrezikuar në mënyrë ilegale.

Ai shprehet se shteti kosovar i ka premtuar pagesën e qirasë vetëm për dy muaj.

Musa është shprehur se në Kosovë nuk ka gjetur kurrfarë përkrahje nga shteti, për çka rrezikohet të mbesë edhe pa shtëpi.

Por, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, as pas një jave nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Kohavisionit në lidhje me rastin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?