Avdullah Hoti mund të përfundojë në burg

Avdullah Hoti mund të përfundojë në burg

Kaos në Kuvend, shkaku i dyshimeve për falsifikim nënshkrimesh të deputetëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dështimet e njëpasnjëshme të Qeverisë, raporton Periskopi. Ilir Deda dhe Mimoza Kusari Lila janë vetëm dy prej deputetëve që po dyshohet se iu falsifikuan nënshkrimet. Por, LDK falsifikoi edhe nënshkrimet e disa […]

Ilir Deda dhe Mimoza Kusari Lila janë vetëm dy prej deputetëve që po dyshohet se iu falsifikuan nënshkrimet.

Por, LDK falsifikoi edhe nënshkrimet e disa prej deputetëve të saj.

Periskopi pak më parë raportoi se nënshkrimi iu është falsifikuar edhe deputetes Teuta Rugova.

Dyshohet se njëjtë u veprua edhe me dy deputetet tjera, Vjosa Osmani e Doruntina Maloku, të cilat gjenden në SHBA.

Për këtë, LDK u arsyetua se nënshkrimet e tyre janë marrë para një jave.

Kjo i bie se LDK si parti, para një jave kishte parashikuar lajmin që dha Hahn dje: se për kosovarët nuk do të ketë viza deri më 2020.

Falsifikimi i nënshkrimeve LDK’së mund t’i kushtojë më shumë sesa dështimi i seancës së sotme.

Kjo pasi falsifikimi i nënshkrimeve është vepër penale, që mund të dënohet me gjobë dhe me burgim, të bazë të Kodit Penal të Kosovës.

Kjo ceket në Nenin 399 për “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Aty përmendet edhe falsifikimi i nënshkrimeve.

Në pikën 1.1 të këtij Neni thuhet se personi do të konsiderohet se ka kryer vepër penale të falsifikimit të dokumenteve dhe do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë “pa autorizim plotëson ndonjë letër, formular të zbrazët ose ndonjë formë tjetër në të cilën është vënë nënshkrimi i personit tjetër dhe plotëson deklaratën përmes së cilës krijon marrëdhënie juridike”.

Kjo nënkupton se deputetët që falsifikuan nënshkrimet mund të kenë kryer vepër penale, për të cilën mund të dënohen.

E përgjegjësia për këtë më së shumti bie te Avdullah Hoti, i cili ishte inicues i mbledhjes së nënshkrimeve, si dhe shef i Grupit Parlamentar të LDK’së.

Kështu, seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita ka dështuar.

Pavarësisht kësaj, Avdullah Hoti paralajmëroi se pas pesë minutave partia e tij mund të mbledh edhe më shumë se 40 nënshkrime.

Në anën tjetër, pas pak pritet të vazhdojë seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, e cila do të bojkotohet nga opozitarët e VV’së e LDK’së./PERISKOPI

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?