Austri: Rreth 2,000 shoferë marrin një dhuratë të pazakontë për Vitin e Ri

Austri: Rreth 2,000 shoferë marrin një dhuratë të pazakontë për Vitin e Ri

Në qytezën austriake Kohfidisch, rreth 2,000 shoferë u kapën në radar, por tani ata mund të shpëtojnë nga dënimi. Arsyeja? Shoferët u fotografuan në vendpunim, njoftoi media austriake, sipas të cilave në fillim të sheshit të ndërtimit ishte vendosur një shenjë e shpejtësisë – 30 në orë, por ajo nuk ishte hequr pas mbylljes së […]

Në qytezën austriake Kohfidisch, rreth 2,000 shoferë u kapën në radar, por tani ata mund të shpëtojnë nga dënimi.

Arsyeja? Shoferët u fotografuan në vendpunim, njoftoi media austriake, sipas të cilave në fillim të sheshit të ndërtimit ishte vendosur një shenjë e shpejtësisë – 30 në orë, por ajo nuk ishte hequr pas mbylljes së vendpunimit, transmeton KosovaPress.Për shkak të mungesës së një shenje të duhur në fund të vendit të ndërtimit, kufiri i shpejtësisë nuk është i vlefshëm dhe të gjithë shoferët që nuk i janë përmbajtur asaj dhe janë fotografuar, tani mund të kërkojnë një rimbursim./Periskopi

Të fundit
Të ngjashme