Arrestohet një person në Drenas, vodhi mall prej 100 mijë eurosh në një fabrikë

Nga njësitet policore të stacionit të Drenasit, dje është arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë. Rasti ka ndodhur më datën 24.11.2018 në Sankoc të Drenasit, në një fabrikë, ku janë vjedhur 10 ton bateri dhe material (me përmbajtje […]

Nga njësitet policore të stacionit të Drenasit, dje është arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Rasti ka ndodhur më datën 24.11.2018 në Sankoc të Drenasit, në një fabrikë, ku janë vjedhur 10 ton bateri dhe material (me përmbajtje plumbi dhe plastike), që arrijnë vlerën rreth 100.000 euro.

Hetuesit policorë, pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar me inicialet V. M, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Kosovës.

“Pjesë e operacionit ka qenë edhe konfiskimi i materialeve të vjedhura, të cilat janë gjetur në dy deponi (firma private të grumbullimit në Obiliq dhe Fushë Kosovë), të cilat me urdhër të prokurorit i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Ndaj personit të dyshuar, prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për t’u proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?