Anashkalimi i Presidentit Thaçi mbetet pengesa per procedimin e Rezolutës për dialog në Kuvend

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka proceduar Projektligjin mbi Negociatat si dhe Rezolutën për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për votim në Kuvendin e Kosovës. Burime të Periskopit bëjnë të ditur se bllokada më e madhe ndaj Qeverisë ka dalë nga vetë partneri i koalicionit qeverisës – Partia Demokratike e Kosovës. Kjo po insiston […]
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka proceduar Projektligjin mbi Negociatat si dhe Rezolutën për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për votim në Kuvendin e Kosovës.
Burime të Periskopit bëjnë të ditur se bllokada më e madhe ndaj Qeverisë ka dalë nga vetë partneri i koalicionit qeverisës – Partia Demokratike e Kosovës. Kjo po insiston që të mos anashkalohet roli i presidentit Hashim Thaçi në bisedimet me Serbinë.
Në ndërkohë që teksti i Rezoluës, ashtu siç është prezantuar dhe miratuar në Qeveri, i jep fuqi ekskluzive ekipit negociator mbi bisedimet në Bruksel, me Serbinë. E krejt kjo në prag të përmbyzlljes së tzre dhe arritjes së marrëveshjes obligative për dy palët.
Nëse ekipi negociator votohet në Kuvend, do të kryesohet nga kryetari i Nismës e njëherësh edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, si dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti.
Së fundmi është bërë e ditur se në cilësinë e eksperitt do të i bashkohet ekipit edhe publicisti Veton Surroi.
Potezi i Qeverisë Haradinaj, për themelimin e ekipit negociator do të ja merrte Thaçit rolin e udhëhqeësit të dialogut me Serbinë. E kjo po pengon ish-bashkëpartiakët e tij nga PKD.












