Ambasadori që udhëton me autobus – Fëmija i dytë i lindi në Kosovë

Jean Louis Servais është ambassador i Belgjikës në Kosovë, i cili shpesh shmang eskortën e tij dhe shfrytëzon transportin publik të Prishtinës. Në një intervistë për Zërin, ai ka thënë se autobusët e rinj në Prishtinë i ofrojnë rehati, megjithëse thotë se infrastruktura ka ende nevojë të modernizohet. Ai, ka fjalë të mira për sistemin […]
Jean Louis Servais është ambassador i Belgjikës në Kosovë, i cili shpesh shmang eskortën e tij dhe shfrytëzon transportin publik të Prishtinës.
Në një intervistë për Zërin, ai ka thënë se autobusët e rinj në Prishtinë i ofrojnë rehati, megjithëse thotë se infrastruktura ka ende nevojë të modernizohet.
Ai, ka fjalë të mira për sistemin shëndetësor (çuditërisht – vlerësim i Periskopit).
“Ndoshta infrastruktura duhet të modernizohet, por mjekët dhe infermierët tuaj njihen si njerëz të kualifikuar dhe kjo përputhet me përvojën tonë. Pikërisht kjo është arsyeja pse gruaja ime vendosi të lindë vajzën tonë të dytë në Kosovë”, ka thënë ai.












