Ambasadori i ri amerikan u rikthye në Kosovë pas 15 vitesh

Ambasadori i ri amerikan u rikthye në Kosovë pas 15 vitesh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Presidenti Thaçi ka thënë se kishte kënaqësinë që javën e kaluar të takonte dy herë ambasadorin Kosnett në Uashington, një herë në takimin e përbashkët me sekretarin Pompeo dhe pastaj gjatë betimit të tij në […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Presidenti Thaçi ka thënë se kishte kënaqësinë që javën e kaluar të takonte dy herë ambasadorin Kosnett në Uashington, një herë në takimin e përbashkët me sekretarin Pompeo dhe pastaj gjatë betimit të tij në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Jam shumë mirënjohës për mesazhet që ka dërguar edhe nga Uashingtoni për Kosovën, por edhe në bisedën sot të shkurtër që e zhvilluam. Ambasadori Kosnett është njeri me fat që do të shërbejë në një vend me popullatën më pro-amerikane në botë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit theksoi se ambasadori Kosnett ka shërbyer edhe më herët në Kosovë dhe e njeh Kosovën.

“U jam shumë mirënjohës, i nderuari ambasador, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdimisht në këto tri dekadat e fundit. Besoj që edhe kapitullin e tretë pas lirisë dhe pavarësisë, atë të integrimit të Kosovës në NATO dhe në strukturat euroatlantike, do ta realizojmë në një agjendë të përbashkët dhe të koordinuar”,  tha presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, ambasadori i ri i SHBA-së, Philip Kosnett, ka thënë se është një nder i madh për të dhe familjen e tij që të jenë në Kosovë.

“Siç e ceket edhe ju, kam shërbyer për një kohë të shkurtër në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë para 15 vjetësh. Është një nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme të kthehesh dhe të shohësh përparimin që Kosova tashmë e ka bërë në rrugën e saj drejt prosperitetit, drejtësisë, paqes dhe vendosjes së marrëdhënieve të mira me fqinjët. I gëzohem mundësisë për të punuar për së afërmi me ju, më ministritë dhe, po ashtu, edhe me popullin e Kosovës, përveç se me qeverinë, për ta bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’iu mbështetur. Partneriteti në mes të Shteteve te Bashkuara dhe Kosovës nuk ka krahasim askund në botë. Nuk ka dy shtete të cilat janë mike më të afërta se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova”, u shpreh ambasadori Kosnett.

Presidenti Thaçi i ka uruar suksese ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, si dhe ka thënë se me padurim pret që të fillojnë angazhimet e përbashkëta, në një agjendë të koordinuar mirë, që nënkupton fqinjësinë e mirë me fqinjët, zhvillimin ekonomik, rendin dhe ligjin, të ardhmen euroatlantike, jetën shumetnike me një harmoni mes njerëzve dhe para se gjithash një drejtim të qartë dhe të drejtë për vendin tonë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?