Ambasadorët kërkojnë suspendimin e taksës për t’i dhënë shans Marrëveshjes

Taksa e Qeverisë prej 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ka dominuar takimin mes udhëheqësve të Kosovës, Delegacionit shtetëror dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it. Burime të Kohës Ditore brenda takimit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se kërkesa kryesore e diplomatëve ndërkombëtarë ka qenë që Kosova dhe […]

Burime të Kohës Ditore brenda takimit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se kërkesa kryesore e diplomatëve ndërkombëtarë ka qenë që Kosova dhe Serbia të merren vesh për një “armëpushim”, me qëllimin që t’i jepet rast arritjes së Marrëveshjes, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Megjithëse kanë vlerësuar formimin e Ekipit negociator, hapi i radhës i kërkuar është suspendimi i taksës, të paktën deri në muajin prill, “ndërsa në anën tjetër Serbisë i është thënë se do t’i kërkohet që ta stopojë fushatën për t’ia anuluar njohjet Kosovës”.

Por siç merr vesh gazeta, kryeministri Haradinaj nuk ka dhënë shenja zmbrapsjeje nga vendimi, i cili u mor një ditë pas dështimit që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL, si pasojë e një fushate agresive të Serbisë.

Në takimin e ftuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë marrë pjesë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, si dhe zëvendësambasadori gjerman, Jan-Axel Voss.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?