Alma Lama u shkarkua sepse Kosovën e prezantoi si shtet islamik

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, vazhdon të kryejë punën e saj, pavarësisht se presidenti, përmes dekretit, kërkoi shkarkimin e saj. Dekreti i nënshkruar më 23 nëntor e urdhëron Ministrinë e Jashtme ta zbatojë atë. Por, sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, ka thënë se zyrtarisht Ministria e Jashtme ende nuk e […]

Dekreti i nënshkruar më 23 nëntor e urdhëron Ministrinë e Jashtme ta zbatojë atë.

Por, sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, ka thënë se zyrtarisht Ministria e Jashtme ende nuk e ka njoftuar Lamën për afatin kohor për tërheqjen e saj nga pozita e ambasadores.

Nga ana tjetër, Lama është treguar aktive javëve të fundit në Romë, duke dhënë intervista për media italiane dhe duke i publikuar ato në rrjete sociale.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe më pas e LDK-së, nuk ka kthyer përgjigje për arsyet e largimit të saj nga misioni diplomatik dhe për situatën e paqartë të krijuar rreth postit të saj.

Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se vendimi për tërheqjen e saj është i nënkuptueshëm, duke marrë parasysh historinë e emërimit të saj.

Burime të afërta me këtë zhvillim brenda MPJ-së, kanë treguar për KTV-në se kërkesa për tërheqjen e Lamës nga misioni diplomatik, është bërë për shkak se ajo e ka paraqitur Kosovën si shtet islamik.

Alma Lama u emërua ambasadore e Kosovës në Itali më 2016, vetëm pak kohë pasi qëndroi në sallën e Kuvendit për të bërë kuorumin dhe për të zgjedhur Hashim Thaçin president.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?