Aliu për PSD-në: Më në fund e kam të qartë pse ky grup doli nga VV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Partisë së Shpend Ahmetit, që partitë opozitare të jenë pjesë e ekipit negociator në dialogun me Serbinë. Aliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tashmë e ka të qartë arsyen e largimit të 12 deputetëve nga Vetëvendosje, shkruan Insajderi. Sipas tij […]
Aliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tashmë e ka të qartë arsyen e largimit të 12 deputetëve nga Vetëvendosje, shkruan Insajderi.
Sipas tij deputetët e kësaj partie kishin dhënë lloj-lloj arsyetimesh koti për largim, e që tani është e qartë pse. Ai pretendon se PSD po i shërben presidentit Thaçi e partive në pushtet.
“Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt”, ka shkruar Aliu.
Shkrimi i plotë i Aliut në Facebook, pa ndërhyrje:
Dhe më në fund e kam çdo gjë të qartë për grupin që doli nga VV. Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt.
Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se me këtë veprim PSD po bëhet patericë e Thaçit, dhe sipas saj tani nuk është koha për pazare të reja, por për zgjedhje të reja.
Kundër propozimit të PSD, ka dalur edhe LDK, shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti ka thënë se para se të diskutohet për dialogun është koha për zgjedhje te reja. Madje ai ka kërkuar nga PSD që ta mas veten si parti me votë, sepse mandatet e tyre i kanë fituar sa ishin pjesë e VV-së.












