Albulena Haxhiu paraqitet në gjykatë: Kurrë s’kam qenë pjesë e “Syrit të Popullit”

Albulena Haxhiu paraqitet në gjykatë: Kurrë s’kam qenë pjesë e “Syrit të Popullit”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu ka deklaruar se ajo asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë organizate, përveç subjektit që i takon që nga anëtarësimi në të në vitin 2010. Deputetja Haxhiu si dhe dëshmitarë të tjerë, janë dëgjuar të mërkurën në seancën që është mbajtur në Gjykatën […]

Deputetja Haxhiu si dhe dëshmitarë të tjerë, janë dëgjuar të mërkurën në seancën që është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Syri i Popullit”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, për vrasje të rëndë në tentativë si dhe vepra të tjera penale, akuzohen Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.

Për seancën e së mërkurës ishin ftuar tetë dëshmitarë, ndërsa vetëm pesë nga ta ishin të pranishëm, Muhamet Kelmendi, Shaip Muja, Nuredin Ibishi dhe Albulena Haxhiu.

Në këtë seancë, deputetja Haxhiu ka thënë se e njeh të akuzuarin Sadri Ramabaja, pasi ishin bashkëpartiak, kurse për të akuzuarit e tjerë, ajo ka thënë se kishte dëgjuar vetëm pasi që kishte ndodhur rasti ndaj Azem Vllasit.

Ajo është pyetur edhe nëse e njeh shtetasen rumune me emrin Mona, pasi pretendohet se ajo kishte zhvilluar biseda me tani të akuzuarin Murat Jashari.

“Unë e kam dëgjuar emrin e Monës si një shtetase rumune. Emrin e saj e kam dëgjuar vetëm në portale, por nuk kam takuar një person të tillë”, ka thënë Haxhiu.

Prokurori Sylë Hoxha, ka thënë se e ka ftuar si dëshmitare Haxhiun, pasi sipas tij, ajo ka qenë e caktuar nga kjo organizatë për detyrat të cilat ajo do t’i kryente në të ardhmen, por Haxhiu nuk ka pasur njohuri për këtë.

Mirëpo, ndaj këtij sqarimi të prokurorit, avokati Ramiz Krasniqi, mbrojtës i Sadri Ramabajës, ka adresuar vërejtje duke thënë se prokurori i ka ofenduar që si kanë lexuar shkresat, mirëpo sipas tij një dëshmitar duhet të ftohet për të thënë diçka që din e jo diçka që nuk din.

Ndërsa, prokurori Hoxha tha se kjo është një provë dhe që duhet të sqarohet se po bëhet fjalë për organizatën “Syri i Popullit”, andaj edhe është ftuar dëshmitarja Haxhiu.

Deputetja Haxhiu ka thënë se edhe njëherë se nuk ka qenë e kontaktuar as e informuar për këtë organizatë.

“Unë jam person publik dhe nuk mund ta di se si dikush e përdor emrin tim. Unë kam dhënë deklaratë në polici dhe kam mendu që aty do të përfundojë dëshmia ime. Për mua kjo është e papranueshme dhe absurde. Unë deklarova që e njoh Sadri Ramabajën pasi që është pjesë e VV-së, me aq sa e njoh unë nuk besoj se një intelektual i tillë veprimtar mund të kryej një vepër të tillë”, ka thënë Haxhiu në dëshminë e saj.

Në seancën e së martës, dëshminë e tij e ka dhënë edhe deputeti Shaip Muja, i cili gjithashtu është ftuar nga ana e prokurorisë.

Ai ka deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni se ai ishte pjesë e listës së personave që ishin në plan të ekzekutoheshin nga organizata e ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?