Alarm: Bota po bën shumë më pak fëmijë, shtetet në alarm nga mbetja pa banorë – flasin ekspertët

Bie drastikisht nataliteti, bota nuk po bën fëmijë më – flasin ekspertët Rënia e fertilitetit rreth e rreth botës duhet të jetë shkak për festë, e jo për alarm, ka thënë një eksperte që ka theksuar se fokusimi në rritjen e popullsisë është i vjetruar dhe i keq për gratë, shkruan The Guardian, përcjell në […]
Bie drastikisht nataliteti, bota nuk po bën fëmijë më – flasin ekspertët
Rënia e fertilitetit rreth e rreth botës duhet të jetë shkak për festë, e jo për alarm, ka thënë një eksperte që ka theksuar se fokusimi në rritjen e popullsisë është i vjetruar dhe i keq për gratë, shkruan The Guardian, përcjell në shqip Periskopi.
Statistikat e fundit zbulojnë që, globalisht, gratë kanë mesatarisht nga 2,4 fëmijë gjatë jetës së tyre. Por ndërsa në vende ai numër është shumë më i madh – në Niger edhe më shumë se shtatë – në pothuaj gjysmën e vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Rusinë dhe Japoninë, ka rënë poshtë dyshit.
Kjo rënie është pasuar nga reagime që alarmonin se mund të kishim të bënim me një katastrofë të depopullimit.
Por, Sarah Harper, ish drejtoresha e Institutit Royal, që punon në Universitetin e Oxfordit, ka thënë që një gjë e tillë duhet parë si gjë e mirë, dhe që vendet nuk kanë arsye të brengosen nëse popullata e tyre nuk rritet. /Periskopi












