Aktakuzë ndaj mjekut dhe laborantit të Novobërdës për djegien ilegale të barnave

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve, Rrahim Veliu dhe dhe Lulzim Llapashtica, i pari mjek dhe i dyti laborant në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Novobërdë, për shkak të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’. Sipas aktakuzës, që nga fillimi i vitit 2014 e deri në muajin nëntor 2018, në […]
Sipas aktakuzës, që nga fillimi i vitit 2014 e deri në muajin nëntor 2018, në oborrin e QKMF, në Novobërdë, të pandehurit si persona zyrtarë dhe në kundërshtim me ligjin, kanë bërë ndotjen dhe degradimin e ajrit, ujit dhe tokës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të njëjtit duke u koordinuar mes vete dhe pa leje nga organet kompetente, si dhe duke angazhuar edhe personel tjetër nga QKMF-ja, kanë bërë asgjësimin e mbetjeve medicinale dhe barnave të llojeve të ndryshme me afat të skaduar, duke i djegur, me ç’rast si pasojë e kësaj është shkaktuar rrezik i madh për jetën dhe shëndetin e njerëzve, botën bimore dhe shtazore.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për këtë vepër penale dhe të njëjtit t’i gjykojë sipas ligjit.












