Aksident trafiku në komunën e vogël të Kosovës: Tre vetë bëhen për spital

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Lluzhnicë të Suharekës. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00. Tutje në njoftim thuhet se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të […]
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Lluzhnicë të Suharekës.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.
Tutje në njoftim thuhet se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
Të lënduari pas ndihmës mjekësore në emergjencën e Suharekës, janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar se njëri nga viktimat pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa dy të tjerë janë ndalur për tretman të mëtutjeshëm.












