Ahmeti: Në Bruksel mund të diskutohen kufijtë, Albini ka ndërru shumë qëndrim për dialogun

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk mund të garantojë që në Bruksel nuk do të diskutohet për kufijtë, raporton Periskopi. Në Rubikon të KTV’së, ai tha se kurdo që një gjë e tillë ndodh, ai do ta njoftojë Kuvendin për këtë gjë. “S’muj me garantu që nuk diskutohet për kufijtë. Por, […]
Në Rubikon të KTV’së, ai tha se kurdo që një gjë e tillë ndodh, ai do ta njoftojë Kuvendin për këtë gjë.
“S’muj me garantu që nuk diskutohet për kufijtë. Por, garantoj që kurdo që diskutohet, Kuvendi do ta dijë, pasi do ta rrisim transparencën në këtë proces. E jo të rrimë me frikë a po shkon Thaçi në Bruksel, a në SHBA, apo a po takohet me Vuçiqin e çka po flasin”, ka thënë Ahmeti.
Ai tutje ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ndryshuar shumë qëndrim për dialogun.
“Albini e ka pasur rregull që asnjëherë dialog, tash pro dialogut. Më 2017 në diskutimet që i ikemi pasur me deputetë në Bruksel e në Gjermani, ai ka shpreh gatishmërinë që të marrë pjesë në dialog. Madje, në marrëveshje të VLAN’it thuhej se VV do të marrte primatin e dialogut. Por, unë nuk i fajësoj për këtë gjë”, tha Ahmeti tutje./PERISKOPI












