AGK: Mediat në Kosovë s vuajnë nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë dhe indirekte politike

AGK: Mediat në Kosovë s vuajnë nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë dhe indirekte politike

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka vlerësuar të dhënat e publikuara nga “Reporterët pa kufij” në lidhje me gjendjen e mediave në Kosovë. AGK konsideron se ky raport pasqyron gjendjen reale në vend ndërsa  shpreh shqetësim për vështirësitë më të cilat përballen gazetarët kosovarë  gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Organizata prestigjioze e gazetarëve thekson […]

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka vlerësuar të dhënat e publikuara nga “Reporterët pa kufij” në lidhje me gjendjen e mediave në Kosovë.

AGK konsideron se ky raport pasqyron gjendjen reale në vend ndërsa  shpreh shqetësim për vështirësitë më të cilat përballen gazetarët kosovarë  gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Organizata prestigjioze e gazetarëve thekson se mediet e Kosovës vuajnë nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë dhe indirekte politike, presioni financiar dhe pronësia e përqendruar.

“Gazetarët që kritikojnë autoritetet kosovare shpesh akuzohen se janë “tradhtarë” ose “simpatizantë të Serbisë”.  Pak ditë pasi qeveria e tij e koalicionit u konfirmua, në shtator 2017, kryeministri Ramush Haradinaj i përshkroi gazetarët si “analfabetë” dhe i këshilloi ata që të “ktheheshin në shkollë. “Dy gazetarë hulumtues u sulmuan fizikisht pasi në artikujt e tyre kritikuan anëtarët e qeverisë dhe aleatët e ngushtë.” , thuhet në raportin e  “Reporterët pa Kufij” , ku megjithatë  Kosova ka shënuar një përparim të lehtë në indeksin botëror të lirisë së shtypit krahasuar me vitin e kaluar.

Në barometrin e lirisë së shtypit, sivjet,  Kosova është rankuar në pozitën e 78-të ose për katër pozita më lartë se në vitin 2017 ku renditej në vendin e 82-të.

Organizata botërore e gazetarëve thekson se  qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi, ndryshe nga dy qeveritë e mëparshme, të cilat ishin shumë më pak të hapura për dialog.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga institucionet qendrore që t`i marrin në konsideratë të gjeturat e këtij raporti dhe të angazhohen për krijimin e një mjedisi më të sigurt të të bërit gazetari dhe një ambienti jo armiqësor me gazetarët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?