Agim Bahtiri në ballë të ahengut, por shikoni vendin ku PDK ia ka rezervuar Adem Grabovcit

Vëmendjen e orëve të fundit, po e marrin fotografitë e një ahengu të PDK’së ku sipas vetë deputetëve te saj [bazuar në fotografitë që kane postuar] është organizuar nga kryetari i partisë, Kadri Veseli për nder të formimit të Ushtrisë. Por fotografitë qe po publikohen nga ky aheng, tregojnë se si ‘në ballë’ është ulur […]
Por fotografitë qe po publikohen nga ky aheng, tregojnë se si ‘në ballë’ është ulur Agim Bahtiri, figura më kundërshtuese dhe kritikuese e PDK’së, derisa figura që ishin shumë të njohura në PDK si Adem Grabovci, Nuredin Lushtaku e të tjerë, janë lënë shumë anash.
Kujtojmë se shumica e zyrtarëve të PDK’së, fotot që kanë publikuar nga ky rast, duken shumë të entuziazmuar që në mesin e tyre është Agim Bahtiri.
Ndërkaq, Adem Grabovci deri në ngritjen e aktakuzës për rastin ‘Pronto’, ishte një nga figurat më dominante dhe të angazhuara në PDK.













