A po trembet Putin nga Trump? Ja plani i tij gjatë vizitës në Serbi

A po trembet Putin nga Trump? Ja plani i tij gjatë vizitës në Serbi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Serbinë më 17 janar të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Dhe siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, derisa zgjidhja përfundimtare e problemit të Kosovës afrohet, dy fuqitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po luftojnë për dominim në […]

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Serbinë më 17 janar të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhe siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, derisa zgjidhja përfundimtare e problemit të Kosovës afrohet, dy fuqitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po luftojnë për dominim në rajon.

Pas letrës së presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën u bën thirrje Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për të arritur marrëveshje historike, presidenti rus nuk dëshiron të humbë kohë

Pasi marrëveshja në Paris më 11 nëntor nuk është arritur përkundër pritjeve, Trump ka parë si shans që të merr një rol kyç dhe mentorimin e negociatave”, citon burimet e veta nga qarqet diplomatike, mediumi serb “Blic.rs”.

Prandaj, në një letër drejtuar Thaçit ai tha se ai është i gatshëm për të pritur atë dhe Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar për zgjidhjen e problemit.

Në një letër dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar nga liderët në Kosovë që të shfrytëzojnë këtë moment të cilin ai e ka quajtur unik, të flasin me një zë dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Në këtë drejtim, ndër tjerash Trump, i ka shkruar presidentit Thaçi se SHBA-të janë të gatshme që të ndihmojnë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë.

Madje, siç është thënë tutje, një marrëveshje e tillë është e arritshme

Për fund, ajo që bie gjithashtu në sy është fakti se Trump ka shkruar se pret që në Shtëpinë e Bardhë të mirëpres presidentin Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, për siç ka thënë “të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”.

Dhe këtë “ngutje” të Putinit, mediumi serb e quan “panik”, për të cilën gjë shkruan se edhe ka vendosur që së shpejti të vizitojë Serbinë.

Ndryshe, Rusia njihet si mbështetëse e aspiratave të Serbisë.

Këtë së fundmi e dëshmoi edhe ambasadori rus në Vasily Nebenzja në OKB i cili mbështeti presidentin serb Vuçiq dhe Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajtur me propozimin e Serbisë, për shkak të formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai tha se ai ndau shqetësimin e shprehur nga presidenti serb dhe theksoi se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës është shkelje e Rezolutës 1244 dhe se kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon. Ai gjithashtu vlerësoi se KFOR-i ishte selektiv në përmbushjen e mandatit të tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?