A është ky shkrim kaq i ashpër i Jakup Krasniqit kundër Veton Surroit?

Jakup Krasniqi ka shkruar diçka në Facebook ku shprehë dëshirën të ishte shkrimtar dhe të shkruante një roman. Në shkrimin e tij, anipse ka shumë të paqarta se kujt i drejtohet, ai duket se ka reaguar pas njoftimit të Veton Surroit se do ta ndihmojë dialogun, por nuk do të bëhet pjesë e tij. Ja […]
Jakup Krasniqi ka shkruar diçka në Facebook ku shprehë dëshirën të ishte shkrimtar dhe të shkruante një roman.
Në shkrimin e tij, anipse ka shumë të paqarta se kujt i drejtohet, ai duket se ka reaguar pas njoftimit të Veton Surroit se do ta ndihmojë dialogun, por nuk do të bëhet pjesë e tij.
Ja postimi i plotë i Krasniqit:
PO TË ISHA SHKRIMTAR, EDHE UNË DO TA SHKRUAJA NJË ROMAN!
(Për debatet zhurmuese të shkrimtarëve “politikanë” e filozofëve “materialistë” në romanet e veprat e tyre letrare e filozofike?!)
PSE?
PËR TË TREGUAR SI KORRUPTOHEN POLITIKANËT ME SHKRIMTARËT “POLITIKAN” e FILOZOFET “MATERIALISTË”!:
- Moralisht,
2. Politikisht,
3. Kulturalisht,
4. Kombëtarisht dhe
Krejt këto për t’u korruptuar në fund edhe: - FINANCIARISHT!
Njeriu, shkrimtar a filozof qoftë nuk mund të vije të korruptimi financiar, për pa i kaluar më parë katër shkallët e tjera të korrupsionit, të cilat për një komb në shtet-ndërtim janë më të rrezikshmet!
Bota e sotme më të gjitha katrahurat e saj është rezultat i “elitave” politike (të parasë) në shkallë Botërore, të cilëve u ndihmojnë: shkrimtarët “politikanë”, filozofet “materialistë” dhe “mediet” e pushtetit të parasë që shëmtojnë çdo përpjekje për: Liri, Drejtësi, Paqe, Solidaritet e Barazi në mes njerëzve!
Do të shkruaja se të gjithë të përmendurit, me politikanët në krye të piramidës, në emër të pesë çështjeve fisnike për njeriun, vihen në mbrojtjeje të politikanëve që i prodhoj – politika antinjerëzore e gjenocidit millosheviqiane?!












