9 të lënduar në aksident trafiku në Komoran, Policia jep detajet

Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak minutave në Komoran. Sipas burimeve të KALLXO.com nëntë persona kanë pësuar lëndime në këtë aksident i cili ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Komoran të Drenasit. Të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor. Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin për të cilin KALLXO.com raportoi më parë se […]
Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak minutave në Komoran.
Sipas burimeve të KALLXO.com nëntë persona kanë pësuar lëndime në këtë aksident i cili ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Komoran të Drenasit.
Të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin për të cilin KALLXO.com raportoi më parë se ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxhës, aksidenti ka ndodhur pak pas orës 19:00.
Në këtë aksident sipas zëdhënësit janë përfshirë tri automjete.
“Deri tani sipas informacioneve nga terreni 6 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Daut Hoxha për KALLXO.com.












