7 mënyra si të përdorim mjaltin si produkt kozmetik

7 mënyra si të përdorim mjaltin si produkt kozmetik

Mjalti është konsideruar një ushqim shumë i thjeshtë, por gjithmonë një ilaç i vërtetë popullor. Gjithashtu mjalti  shërben për krijimin e maskave të ndryshme për fytyrën, por duhet ta evitoni mjaltin nëse jeni alergjik ndaj tij. Mëposhtë ju japim disa alternativa sesi mund të kujdeseni për bukurinë tuaj nëpërmjet mjaltit: 1-Lëkurë e thatë Mjalti është […]

Mjalti është konsideruar një ushqim shumë i thjeshtë, por gjithmonë një ilaç i vërtetë popullor. Gjithashtu mjalti  shërben për krijimin e maskave të ndryshme për fytyrën, por duhet ta evitoni mjaltin nëse jeni alergjik ndaj tij.

Mëposhtë ju japim disa alternativa sesi mund të kujdeseni për bukurinë tuaj nëpërmjet mjaltit:

1-Lëkurë e thatë

Mjalti është një zgjidhje natyrale, e përshtatshme për kujdesin ndaj një lëkure të thatë, duke patur parasysh zonat e thata të trupit të prekura nga dehidratimi, të tilla si bërrylat, duart dhe këmbët. Aplikoni mjaltin në lëkurën tuaj dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, përpara se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

2-Buzë të çara

Mjalti është një nga përbërësit më të njohur për buzët e plasaritura. Ai do të ndikojë dhe do të luajë rolin e shëruesit për buzët, për shkak të vetive antibakteriale. Mjafton ta aplikoni në sasi të vogël.

3-Flokë të thatë dhe të dëmtuara

Për t’u kujdesur për flokët e thatë dhe të dëmtuar nga përdorimi i piasterit apo nga pajisje të tjera, përgatisni një lloj mase me mjaltë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Përzieni mirë dy lugë mjaltë me dy lugë vaj ulliri. Nëse e dëshironi më të lëngshëm masën, hidhini pak ujë dhe aplikojeni në flokë të lagur. Mblidhini me peshqir flokët dhe lëreni masën e aplikuar të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajini flokët, duke përdorur shampon tuaj të zakonshme.

4-Relakson këmbët

Mjalti gjithashtu mund të shërbejë edhe për këmbët tuaja të lodhura. Mbushni një legen të thellë me ujë të ngrohtë dhe hidhini 1 ose 2 lugë mjaltë.
Mjalti do të zbusë lëkurën e këmbëve dhe do të krijojë një sensacion relaksi. Këtë lloj dushi relaksues për këmbët tuaj mund ta zgjasni për 10-15 minuta.

5-Aknet

Nëse keni probleme me aknet, provoni të aplikoni pak mjaltë në zonat “kritike”, për të përshpejtuar shërimin e tyre. Nëse një puçërr iu shfaqet papritur në sipërfaqe, aplikoni pak mjaltë mbi të dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Mjalti ndihmon për të luftuar inflamacionin dhe luan një rol të dobishëm antibakterial.

6-Maskë për fytyrën

Për të realizuar një maskë të ushqyeshme për fytyrën, bashkoni 2 lugë mjaltë dhe 2 lugë qumësht. Aplikoni maskën në lëkurë, duke bërë lëvizje delikate dhe në mënyrë rrethore. Në këtë mënyrë mund të shijoni edhe një masazh relaksues. Lëreni maskën të veprojë në lëkurën e fytyrës për 10 minuta përpara se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

7-Maskë fytyre me kos dhe mjaltë

Kjo maskë është shumë e mirë për fytyrat me lëkurë të thatë. Përzieni një lugë kos me një lugë mjaltë dhe aplikoni masën e krijuar në fytyrë. Nëse është e nevojshme, mund të rrisni dozën e përbërësve. Lëreni maskën të veprojë mbi lëkurë për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar