25 persona vdiqën në QKUK si pasojë e lëndimeve nëpër aksidente trafiku

Pavarësisht numrit të madh të të vdekurve nga aksidentet të paraqitura në raportin e Policisë, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Lenjani, ka thënë që nga numri i përgjithshëm i të vdekurve në aksidente vetëm 25 prej tyre kanë ndërruar jetë gjatë trajtimit në QKUK “Për vitin 2016 kemi 16 […]

“Për vitin 2016 kemi 16 vdekje. Për vitin 2017 kemi 17 vdekje dhe për vitin 2018 janë 29 vdekje, domethënë për vdekjet që kanë ndodhur vetëm në shërbimin tonë”, ka thënë Lenjani.

Megjithatë ky numër sipas tij nuk është enorm nëse Kosova krahasohet me vendet tjera përreth.

“Kemi numër më të madh të lëndimeve në aksidente, por nuk kemi numër enorm të vdekjeve. Edhe sipas raportit të Policisë është një numër më i vogël në rritjet. Mbi të gjitha këto janë personat e moshave 18-40 vjeç. Ne qëndrojmë më mirë se Serbia, se Maqedonia, se Serbia, se Kroacia në gjendjen e aksidenteve në komunikacion”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër përveç numrit të lartë të të vdekurve në aksidente shumë persona mbesin edhe të lënduar. Drejtori i Emergjencës bën të ditur që për 10 muaj në këtë klinikë janë trajtuar mbi 3900 persona, të cilët kanë mbetur të lënduar në aksidente.

“Në periudhën janar – tetor i kemi përafërsisht 3900 të lënduar nga aksidentet”, ka përfunduar ai, duke apeluar që të gjithë vozitësit duhet të kenë kujdes në komunikacion fillimisht duke respektuar veten e pastaj edhe të tjerët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?