13 vjeçarja që lindi foshnjen vizitohet nga burri i saj në spital

13-vjeçarja e cila lindi foshnjën e saj të parë të hënën në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) është e martuar. Insajderi merr vesh se burri i saj është nga Gjakova. Foshnja ka lindur të hënën në orën 10 të mëngjesit, 33 ditë para kohës, shkruan Gazeta Insajderi. Xhevdet Gojnovci, Drejtor i Klinikës së Neontalogjisë ka treguar […]
13-vjeçarja e cila lindi foshnjën e saj të parë të hënën në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) është e martuar. Insajderi merr vesh se burri i saj është nga Gjakova.
Foshnja ka lindur të hënën në orën 10 të mëngjesit, 33 ditë para kohës, shkruan Gazeta Insajderi.
Xhevdet Gojnovci, Drejtor i Klinikës së Neontalogjisë ka treguar për Gazetën Insajderi se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale dhe gjendja shëndetësore e saj është e mirë.
Gojnovci ka treguar se nëna e foshnjës është shtetase e Shqipërisë nga qyteti i Elbasanit.
“Foshnja ka lind dje me datën 24.12.2018 në ora 10:05 minuta foshnja ka lind 1.900 gramë, gjatësia 50 centimetra është vajzë, është para kohe 33 javë dhe nëna është e lindur në vitin 2005 në Elbasan në Shqipëri jeton në Gjakovë”, ka treguar Gojonci.
Ai ka thënë se “sipas të gjitha gjasave është e martuar ndërsa sot e ka vizituar edhe burri i saj”.












