Zyrtarë të Gjykatës Speciale në Beograd takohen me avokatë serbë

Zyrtarë të Gjykatës Speciale në Beograd takohen me avokatë serbë

Gazeta e Beogradit Politika shkruan sot se “përfaqësues të Gjykatës për krime të UÇK-s më 21 dhjetor vizitojnë avokatët serbë të zgjedhur për procedim para këtij institucioni të drejtësisë”, transmeton Koha.net. Siç shkruan kjo gazetë, vizita do të zgjasë dy ditë e Gjykatën do ta përfaqësojë shefi i Zyrës për viktima Silkes Stuzinski dhe koordinatori […]

Gazeta e Beogradit Politika shkruan sot se “përfaqësues të Gjykatës për krime të UÇK-s më 21 dhjetor vizitojnë avokatët serbë të zgjedhur për procedim para këtij institucioni të drejtësisë”, transmeton Koha.net.

Siç shkruan kjo gazetë, vizita do të zgjasë dy ditë e Gjykatën do ta përfaqësojë shefi i Zyrës për viktima Silkes Stuzinski dhe koordinatori i Shërbimit të mbrojtjes David Hahn.

Kryetari I Odës së Avokatëve të Serbisë Viktor Gostiljac dhe njëri nga avokatët e zgjedhur ka thënë për “Politika” se organizimi i këtij takimi ka qenë i domosdoshëm.

“Avokatët që do të angazhohen në Gjykatën për UÇK-në, përgjithësisht dinë pak për këtë institucion drejtësie. Ende nuk kemi informata se kur do të fillojë së punuari kjo gjykatë, si do të funksionojë dhe cilat janë kushtet e angazhimit tonë. Besoj se takimi do të jetë konstruktiv dhe nga ai do të kenë dobi të gjithë. Po ashtu besoj se pas takimit do të kem i pasqyrë shumë më të qartë në për disa çështje për të cilat aktualisht nuk ka përgjigje”, ka thënë Gostiljac, transmeton Koha.net.

Në punën e Gjykatës Speciale (mediet serbe e quajnë Gjykatë për krime të UÇK-së), në cilësinë e mbrojtësit dhe të përfaqësuesve, marrin pjesë 30 avokatë nga Serbia.

Ata do të angazhohen në proceset e iniciuara për krimet e bërë gjatë dhe pas luftës në Kosovë e që kanë të bëjnë me raportin e Asamblesë Parlamentare.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?