Zhduket ishulli japonez – Frikë nga aktiviteti misterioz sizmik

Zhduket ishulli japonez – Frikë nga aktiviteti misterioz sizmik

Një pjesë e vogël e Japonisë mund të fshihet nga harta, pasi një ishull i vogël jashtë bregdetit verior të vendit është zhdukur. Ishulli i Esambe Hanakita Kojima u regjistrua nga roja bregdetare e Japonisë në vitin 1987, të cilët nuk mund të thoshin saktësisht se sa i madh ishte. Deri kohët e fundit, ishulli […]

Një pjesë e vogël e Japonisë mund të fshihet nga harta, pasi një ishull i vogël jashtë bregdetit verior të vendit është zhdukur.

Ishulli i Esambe Hanakita Kojima u regjistrua nga roja bregdetare e Japonisë në vitin 1987, të cilët nuk mund të thoshin saktësisht se sa i madh ishte.

Deri kohët e fundit, ishulli ishte më pak se 140cm mbi nivelin e detit dhe ishte i dukshëm nga maja veriore e ishullit verior Hokkaido.

Por autoritetet tani kanë frikë se ishulli japonez është zhdukur, duke pakësuar ujërat territoriale të vendit.

“Zhdukja e ishullit mund të ndikojë në një pjesë të vogël të ujërave territoriale të Japonisë “, tha një zyrtar i rojës bregdetare për AFP.

Banorët në fshatin Sarufutsu raportuan muajin e kaluar se nuk mund ta shihnin më ishullin, sipas transmetuesit japonez NHK World.

Një grup peshkimi dërgoi një ekip anijesh për të kontrolluar ishullin, por ata thanë se nuk mund ta gjenin.

Japonia angazhohet fort për të mbrojtur ishujt e saj të jashtëm, veçanërisht ishujt e largët Okinotori në Paqësor, të cilët i sigurojnë një pjesë të konsiderueshme të zonës ekskluzive ekonomike të vendit.

Ajo gjithashtu ka mosmarrëveshje me fqinjët, duke përfshirë Kinën dhe Korenë e Jugut, mbi sovranitetin e disa ishujve në rajon.

I goditur nga tërmetet dhe stuhitë, Japonia jo vetëm ka humbur, por ndonjëherë ka fituar territor falë fatkeqësive natyrore.

Në vitin 2015, një rrip toke prej 300 metrash doli nga deti dhe u ngjit në brigjet e Hokkaido.

Fillimisht, fenomeni ngriti frikën e aktivitetit misterioz sizmik, por gjeologët thanë se kjo ishte ndoshta rezultat i një rrëshqitjeje të thellë që e shtyu sipërfaqen nënujore.

Në vitin 2013, një ishull vullkanik u shfaq rreth 1.000 kilometra në jug të Tokios, duke iu bashkëngjitur një ishulli ekzistues dhe duke vazhduar të rritet.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?