Zëvendministri i përgjigjet Kurtit: Kjo është e vërteta për bujqësinë

Mevludin Krasniqi, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, i është kundërpërgjigur kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurti në një postim në Facebook sot kishte shkruar për çmimin e shtrenjtë të naftës për bujqit, e që ka ndikuar që ata të mos mbjellin arat e tyre. Megjithatë, me shkrimin e tij e Kurtit nuk pajtohet zëvendësministri […]
Kurti në një postim në Facebook sot kishte shkruar për çmimin e shtrenjtë të naftës për bujqit, e që ka ndikuar që ata të mos mbjellin arat e tyre.
Megjithatë, me shkrimin e tij e Kurtit nuk pajtohet zëvendësministri Krasniqi që ka treguar se sa hektarë të mbjella ka pas gjatë këtij viti në Kosovë, e ndihmën institucionale që iu është dhënë bujqve.
“E paska bërë një “postim për bujqësinë” Albin Kurti. E vërteta është se në vitin 2018, në Kosovë janë mbjellë 83515 hektar drithëra, prej tyre 74133 hektar me grurë. Këta bujq kanë përfituar nga pagesat direkte (subvencione nga MBPZHR) nga 150 euro për hektarë, gjegjësisht në vlerë prej 9,7 milionë euro për drithëra, prej tyre 150 mijë euro për prodhimin e farës së grurit”, ka shkruar Krasniqi.
Ai më tutje ka shtuar se MBPZHR këtë vit, bujqësinë përmes pagesave direkte (subvencioneve) e ka mbështet me 25 milionë euro.
Sipas tij, përkundër kushteve jo të favorshme klimatike këtë verë, rendimenti kosovar i grurit ka arritur në afër 300 mijë tonë grurë.
“Në mbështetje të sektorëve të bujqësisë, nga programi për zhvillimin rural të MBPZHR-së, këtë vit kanë përfituar grante investive afërsisht 600 fermer në mbarë Kosovën, në vlerë mbi 20 milionë euro. E vërteta bazohet në fakte, jo në llafe. E gjeni të bashkangjitur listën: Programi për pagesat direkte për vitin 2018”, ka shkruar Krasniqi.












