Zemaj kështu arsyeton 4 deputetët e LDK’së që nuk morën pjesë në votimin e rezolutës

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj në një intervistë për Periskopin ka folur rreth mos votimit të rezolutës së partisë së tij kundër Presidentit Thaçi për të dialoguar rreth kufijve Kosovë-Serbi. Ai ka arsyetuar mospjesëmarrjen e katër deputetëve të LDK’së në sallë për votim, duke thënë se kanë pasur arsye personale apo edhe shëndetësore. ‘’Në ditën […]
Ai ka arsyetuar mospjesëmarrjen e katër deputetëve të LDK’së në sallë për votim, duke thënë se kanë pasur arsye personale apo edhe shëndetësore.
‘’Në ditën e parë nuk është arritur që të vuhet në votim kjo rezolutë. Dita e dytë i është dhënë mundësia edhe nga partitë opozitare, por edhe nga LDK, partive në pushtet që të afrojnë ëqëndrimet rreth kësaj pike dhe të fillojmë një lloj dialogimi të brendshëm i cili do të nxjerr rezultate fektive në të ardhmen për dialogun. Pjesëmarrja në vota ishte vetëm prej 50 deputetëve. Dmth pjesëmarrje active nuk ka pasur qe duhet të jetë minimale prej 61 deputetësh. Proceduralisht, rezoluta është në procedurë, mbetet akoma në procedurë sepse për t’u rrëzuar, duhet ta ketë shumicën dhe kjo nuk ka ndodhur. Dhe për atë që ju pytni për pjesëmarrjen e deputetëve të LDK’së, disa prej tyre kanë munguar sepse caktimi ka qenë me datën 31 tetor, dhe kështu ne e kemi arsyetuar faktin që nuk ka pasur dicka të tillë apo ndonjë deklarim për mospjesëmarrje, përpos arsyjeve personale, e dikush edhe shëndetësore. ‘’, ka thënë Zemaj.
Ai ka treguar edhe raportin që ka LDK me pjesën tjetër të opozitës, pasi u pyet edhe për faktin që edhe disa deputetë të Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votimin e rezolutës së iniciuar nga LDK.
‘’Për këtë pjesë, sigurisht që ata kanë shpjegimin e vetë. Por ne jemi unik rreth këtij qëndrimi. Dmth ky qëndrim e ka marrë përkrahjen e të gjitha grupeve opozitare me votë, kjo është deklaruar edhe dje, është parë. Ka aspkete dalluese, por mbi të gjitha raporti opozitar është korrekt dhe nuk kemi ndonjë shqetësim të caktuar që ne mund të kemi divergjenca sidomos rreth vijave të cilat ia bëjën me dije Qeverisë që së pari është duke keqqeverisur. Duke shfaqur në sipërfaqe skandale të vazhdueshme dhe tema tjera. ‘’/Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/489782611431374/












