Zeka takohet me Sami Lushtakun pas përplasjes me Krasniqin: Po e sjell në Nisma

Situata e tensionuar mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA’së, Jakup Krasniqi dhe deputetit nga radhët e po kësaj partie Milaim Zeka, po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, është deputeti Zeka ai që ka ironizuar me publikimin e një fotoje në Facebook. Zeka ka shpërndarë një foto me ish-kryetarin e Skenderajt nga radhët e […]
Zeka ka shpërndarë një foto me ish-kryetarin e Skenderajt nga radhët e PDK’së, Sami Lushtaku, kështu duke ironizuar me Krasniqin se edhe Lushtakun po e sjell në partinë NISMA.
“Po mundohem me e fut Samine ne Nisma, po me duket edhe Musa po vjen …”, ka shkruar Zeka.
Kjo foto vjen pas përplasjes që këta të fundit kanë mes vete.












