Zeka reagon ndaj Konjufcës: Do të të padis edhe unë ty, krejt Kosova e di që jeni abuzues seksual

Zeka reagon ndaj Konjufcës: Do të të padis edhe unë ty, krejt Kosova e di që jeni abuzues seksual

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca e ka paditur deputetin Milaim Zekën për shpifje dhe fyerje për deklaratat se ky deputet ka qenë i përfshirë në skandalet seksuale në zyret e Vetëvendosjes dhe se për këtë ka video incizime.   Të njëjtat akuzave përveç emisionit “Dossier D”  të RTV Dukagjinit, Milaim Zeka i […]

Të njëjtat akuzave përveç emisionit “Dossier D”  të RTV Dukagjinit, Milaim Zeka i ka përsëritur edhe dje në një intervistë dhënë Periskopit.

Lidhur me padinë e deputetit Glauk Konjufca, Zeka sot tha për Periskopin se akuzat e tij janë të bazuara në fakt.

Sipas tij, akuzat e Konjufcës ndaj tij për mashtrim dhe hajni, përveç në Kuvend, dhënë edhe në televizion, janë të pabaza.

Madje, edhe ai paralajmëroi padi ndaj Konjufcës për dëmtim imazhi lidhur me ato akuza.

“Le t’i qet faktet që i ka ai. Nuk po akuzoj në hava unë. I kam incizimet që kanë marrë pare për vota në Prizren edhe incizimi që për leje në Prishtinë i kanë marrë 350 mijë euro. Hajde ballafaqohemi, e i ballafaqojmë faktet.  Ata janë abuzues seksual, këta e dinë krejt Kosova. Kanë qenë nëpër krejt mediet këto skandalet seksuale që kanë ndodh në zyret e tyre. Krejt çka duan ata është që ta shkatërrojnë Kosovën. Ai nuk e ka asnjë dëshmi të vetme kur më akuzu mu si mashtrues e hajn, sepse në asnjërën nga dëshmitë në Prokurori nuk është përmendur emri im”, ka thënë Zeka për Periskopin.

Në anën tjetër, në padinë e dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh.

“Pretendimet e të paditurit përmes kësaj interviste i përmbushin të gjitha elementet e veprës së shpifjes dhe fyerjes ndaj të paditurit, bazuar në faktin se deklarata nuk është e vërtetë dhe është tejet nënçmuese duke përfshirë edhe dëmtimin e rëndë të reputacionit të z.Glauk Konjufca. Përveç kësaj i padituri ka qenë në dijeni se deklarata e tillë është e pavërtetë dhe e pasaktë, por e ka bërë atë me qëllim të dëmtimit dhe zhvlerësimit të reputacionit si dhe cenimit të imazhit publik të paditësit”, thuhet në padi.

Në padi thuhet se Zeka në mënyrë flagrante ka shkelë ligji kundër Shpifjes dhe Fyerjes pasi me deklaratat e tij e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë reputacionin e Konjufcës në raport me publikun.

“Paditësi konsideron se për shkak të përjetimit të dhimbjes shpirtërore, denigrimit të personalitetit dhe cenimit të dinjitetit, lartësia e dëmit të shkaktuar jomaterial do të duhet të kompensohet në të holla në  detyrim të ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe për këtë i njëjti i propozon Gjykatës që konpenzimi të bëhet në emër të këtij dëmi dhe atë në shumë prej 50 mijë euro”, thuhet në padinë që publikoi portali Insajderi./PERISKOPI

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?