Zeka – Konjufcës: T’i tregoj emrat dhe mbiemrat që Vetëvendosje u ka kërku dhe u ka marrë pare

Milaim Zeka thotë se Glauk Konjufca e fyu rëndë kur iu drejtua me fjalën ‘hajn’ në Kuvend. Zeka fton Konjufcën në debat ku thotë se është i gatshëm t’ia tregojë emrat që sipas tij, Vetëvendosje ua ka kërkuar ndërtuesve për leje në Prishtinë. “Jashtë çdo etike morale dhe njerëzore më ka fy dhe mka akuzu, […]
Zeka fton Konjufcën në debat ku thotë se është i gatshëm t’ia tregojë emrat që sipas tij, Vetëvendosje ua ka kërkuar ndërtuesve për leje në Prishtinë.
“Jashtë çdo etike morale dhe njerëzore më ka fy dhe mka akuzu, duke harru që kam familje kam fëmijë, e kam marrë votën e dikujt dhe ka folë për një proces gjyqësor për ni dicka që vetëm kur gjykata e jep fjalën e fundit, ti je fajtor. Se çfarë rrugaqësh, çfarë injorantësh, çfarë abuzuesish seksualë, që kanë abuzu seksualisht, janë dalë në media me dyshe me treshe folin në emër të interesave të qytetarëve të Kosovës, e dyta, për hajn, kam fakte, kam dëshmi, kam incizime që Lëvizja Vetëvendosje jau ka marrë 200 – 350 mijë euro ndërtuesve në Prishtinë për leje ndërtimi. Nëse Glauk Konjufca del në debat, hajt le të del në debat, dhe të thotë se qe deklarata e një dëshmitari që ti e ke mashtru një qytetar për vizë unë dha dorëheqje. Unë ia tham me emra dhe mbiemra në studio televizive, kujt i kanë lypë dhe kujt i kanë marrë pare. 140 mijë euro i kanë marrë grupit të biznesmenëve në Frankfurt për me i ble votat në Prizren”, ka thënë Zeka./Periskopi/












