Vuçiq: Nuk jam shqiptar, por jam armik i kujtdo që përndjekë dhe vranë popullin serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ai nuk është armik i shqiptarëve, por është armik i kujtdo që dëshiron të përndjekë dhe të vrasë popullin serb, prandaj thotë se e kupton deklaratën e Kadri Veselit se ‘Vuçiq është armiku më i madh i pavarësisë së Kosovës”, raporton Periskopi. Vuçiq deklaroi se ai do […]

Vuçiq deklaroi se ai do të vazhdojë të mbrojë interesat e Serbisë dhe popullit serbë, andaj do të kujdeset t’i mbrojë ata nga kërcënimet e kujtdo.

“Ata duan të dalin si kundërshtarë të atyre që fitojnë lehtë, dhe unë jam i nderuar nga një qëndrim i tillë”, ka thënë Vuçiqi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ka informata rreth vrasjes së gjashtë serbëve të rinj në Pejë në vitin 1998, për çka ende askush nuk është përgjigjur.

Dy burra të maskuar para 20 vjetësh më 14 dhjetor 1998 hynë në lokalin “Panda” në Pejë dhe vranë gjashtë nxënës të shkollës së mesme.

“Kam informata për këtë, por organet tona përgjegjëse duhet të kërkojnë dëshmi të sakta që ky krim i tmerrshëm të mund të zbardhet. Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e nxënësve të vrarë duhet të jenë të bindur që të vërtetën nuk do ta fshehim pavarësisht se kush mori pjesë në këtë krim të rëndë e të tmerrshëm, qoftë fjala për shqiptarët qoftë për serbët, gjë e cila supozoj shumë kë do ta befasonte”, tha ai në një intervistë për televizion TV Prva.

Vuçiqi shtoi se është i pari i cili mori guximin që të flasë për këtë, dhe se nuk shqetësohet rreth rrezikut të cilin e ndërmori.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?