Vrasjet politike, përplaset Thaçi-Veseli e tema të tjera – Intervista me Xhavit Halitin prej 18:30-ve

Sonte duke filluar nga ora 18:30, në Periskopi keni mundësinë ta ndiqni intervistën e realizuar me nënkryetarin e PDK-së dhe të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Haliti, në këtë intervistë, ka folur për shumë çështje, përfshirë këtu edhe akuzat e zyrtarëve të LDK-së ndaj presidentit të Kosovës si dhe zyrtarëve të PDK-së për vrasjet politike […]
Haliti, në këtë intervistë, ka folur për shumë çështje, përfshirë këtu edhe akuzat e zyrtarëve të LDK-së ndaj presidentit të Kosovës si dhe zyrtarëve të PDK-së për vrasjet politike gjatë dhe pas luftës.
Po ashtu, ai ka folur edhe për përfoljet se ka një përplasje mes kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, si dhe riorganizimin e PDK-së dhe paralajmërimet për ”pastrim të partisë”. Zhvillimet politike aktuale, liberalizimi i vizave, korrupsioni e krimi i organizuar, janë ndër tjerat tema për të cilat ka folur Haliti.
Për këto dhe shumë tema të tjera, intervistën me Halitin mund ta ndiqni nga ora 18:30 në faqen e Facebook-ut të portalit Periskopi.












