Versioni i Hajdar Beqës për rrahjen mes Sveçlës e Krasniqit

Versioni i Hajdar Beqës për rrahjen mes Sveçlës e Krasniqit

Dikur ishin në një parti, por tani kanë filluar të përleshen me njëri-tjetrin. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe ai i PSD-së, Frashër Krasniqi, mbrëmë janë përleshur fizikisht pas përfundimit të një debati. E arsyeja që shkaktoi këtë zënkë po thuhet të ketë qenë modeli i flokëve të Sveçlës, të cilin e kishte përmendur […]

Dikur ishin në një parti, por tani kanë filluar të përleshen me njëri-tjetrin. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe ai i PSD-së, Frashër Krasniqi, mbrëmë janë përleshur fizikisht pas përfundimit të një debati. E arsyeja që shkaktoi këtë zënkë po thuhet të ketë qenë modeli i flokëve të Sveçlës, të cilin e kishte përmendur Krasniqi. Por, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga vetë ata.

Ishte bashkë me ta në debat, por deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, nuk po di asgjë rreth rrahjes së dy kolegëve të tij, Xhelal Sveçlës dhe Frashër Krasniqit. Madje, ai thotë se nuk e di as nëse vërtet ata janë përleshur dhe se këtë e ka mësuar vetëm nëpër portale.

Beqa ka thënë se nuk ka asnjë informacion nëse janë përleshur dy deputetët ose për arsyen rreth kësaj përleshjeje. Derisa, ka shtuar se debati i mbrëmshëm ka shkuar shumë mirë dhe se nuk ka pasur ndonjë situatë të tensionuar.

“Unë në media e kam pa, edhe nuk mundem me thanë kurgjë se nuk kam qenë aty. Nuk e di as a janë përleshë përnime. Ma mirë kish me qenë me i kontaktu vetë ata”, ka thënë Beqa për Express.

E se Krasniqi dhe Sveçla janë përplasur fizikisht mbrëmë, këtë e ka konfirmuar deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, e cila kishte qenë në debat me ta.

Gaxherri ka thënë se ajo ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t’i ndajë.

“Po janë përleshë mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nisë vetëm kur i pashë, vërtetë eskaloi situata. Adriatiku, më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxherri.

Për këtë rast kishte folur mbrëmë edhe vetë Sveçla. Por, ai kishte mohuar se ka pasur përleshje, derisa kishte thënë se vetëm janë fjalosur. Ndërsa, sot ai nuk u është përgjigjur telefonatave.

Ndërsa, deputeti Krasniqi nuk është deklaruar deri më tani për këtë incident.

Ndërkohë, sipas mediave, modeli i flokëve të Xhelal Sveçlës duket se ka qenë arsyeja e rrahjes së mbrëmshme mes tij dhe Frashër Krasniqit.

“Frashër Krasniqi i ka thënë Xhelalit frizura po të rri mirë. Pas këtyre fjalëve ka reaguar Xhelali duke e ofenduar dhe sharë Krasniqin. Dhe këtu ka nisur përleshja”, raportohet në media.

Ndryshe, deputeti Krasniqi e kishte grushtuar më herët në studio televizive edhe deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?