Vdes edhe një punëtor në Malishevë, bie nga kamioneta ku ishte duke punuar

Policia e Kosovës,ka njoftuar se ka vdekur një person pasi ka rënë nga një kamionete ku ka qenë duke punuar. Rasti ka ndodhur në fshatin Novosellë të Malishevës rreth orës 18:00. Sipas policisë, disa punëtor kanë qenë duke punuar saktësisht duke ngarkuar në një kamionetë, viktima u ishte bashkuar për t`i ndihmuar në mënyrë vullnetare. […]
Rasti ka ndodhur në fshatin Novosellë të Malishevës rreth orës 18:00.
Sipas policisë, disa punëtor kanë qenë duke punuar saktësisht duke ngarkuar në një kamionetë, viktima u ishte bashkuar për t`i ndihmuar në mënyrë vullnetare.
“Derisa ishin duke punuar kamioneta kishte lëvizur viktima kishte kërcyer dhe si pasojë e lëndimeve trupore ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet për obduksion.












