Twitter i bllokon llogarinë klerikut që nxiti protesta kundër pakistanezes së krishterë

Qeveria e Pakistanit tha se Twitter ka bllokuar llogarinë e një kleriku radikal pakistanez për bërje të deklaratave nxitëse kundër Gjykatës Supreme, kryeministrit dhe ushtrisë, pasi Gjykata Supreme liroi nga dënimi me vdekje një grua të krishterë, të akuzuar për blasfemi. Autoriteti i Telekomunikacionit i Pakistanit tha se ka kërkuar nga Twitter të pezullojë llogarinë […]

Autoriteti i Telekomunikacionit i Pakistanit tha se ka kërkuar nga Twitter të pezullojë llogarinë e klerikut Khadim Hussain Rizvi, pasi partia e tij Tehreek-e-Labbaik ka bllokuar rrugët javën e kaluar dhe ka kërcënuar gjykatësit e Gjykatës Supreme që kanë liruar Asia Bibin më 31 tetor.

Autoriteti i Telekomunikacionit tha se Rizvi ka nxitur “urrejtje dhe dhunë”.

Twitter nuk e komentoi ende rastin.

Gjykata Supreme në Pakistan tha se nuk ka pasur prova të mjaftueshme kundër Bibit dhe e liroi atë.

Ajo u arrestua dhe u dënua me vdekje në vitin 2010 për blasfemi.

Është thënë se Bibi gjatë një zënke me disa gra fqinje ka bërë komente ofenduese për Profetin Muhamed.

Lirimi i saj shkaktoi protesta të dhunshme nga komuniteti mysliman në Pakistan.

Autoritetet ngritën raste kriminale edhe kundër qindra protestuesve dhe organizatorëve të protestave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?