Trump përhap urrejtje për mediet: Amerikanët i shohin si armike të popullit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vazhduar sulmet mbi mediet amerikane, duke thënë se ai ka “dënuar fuqimisht urrejtjen dhe hipokrizinë”, por se për këtë gjë nuk është raportuar. Duke folur gjatë një tubimi në Floridë, në prag të zgjedhjeve të javës së ardhshme për Kongresin amerikan, ai ka thënë se një e treta e […]
Duke folur gjatë një tubimi në Floridë, në prag të zgjedhjeve të javës së ardhshme për Kongresin amerikan, ai ka thënë se një e treta e amerikanëve beson që mediet ishin “armik i popullit”.
Ai nuk ka ofruar prova, për ta mbështetur këtë deklaratë të tij, raporton BBC.
Kritikët e akuzojnë presidentin amerikan për nxitje të dhunës, përmes përdorimit të retorikës përçarëse kundër rivalëve politikë, medieve, emigrantëve dhe myslimanëve.












