Tre këngëtarë shqiptarë sonte në “MTV Ema”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy prej artisteve shqiptare që sonte mund të rrëmbejnë ndonjë çmim në edicionin e sivjetmë të “MTV EMA”. Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë, është e nominuar në kategorinë Artistja më e mirë e Re, në kategorinë Best Pop dhe Best […]
Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy prej artisteve shqiptare që sonte mund të rrëmbejnë ndonjë çmim në edicionin e sivjetmë të “MTV EMA”.
Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë, është e nominuar në kategorinë Artistja më e mirë e Re, në kategorinë Best Pop dhe Best Look.
Bebe Rexha, shqiptarja tjetër, është nominuar në kategorinë Best Song – Kënga më e Mirë, për “Meant to Be”.
Por, pos dyshes së lartpërmendur në këtë ngjarje madhore të muzikës do të jetë prezent edhe një këngëtar tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se do të jetë ambasador special i këtij festivali muzikor./Kultplus












